20 racat më të mira të qenve, nga ata kufitarët deri tek maltezët

Thuhet se qeni është miku më besnik i njeriut. Këtë s’do kishte guxim ta diskutonte askush me adhuruesit e qenve, prandaj po e marrim si të vërtetë. 

Dashamirësit e qenve flasin me orë të tëra për bëmat e kafshëve që mbajnë në shtëpi, ndërsa ata që nuk i kanë shumë qejf mendojnë se kush e di sa të vetmuar ndihen njerëzit përderisa kalojnë kaq kohë me ta, madje edhe flenë me ta. 
Preferencat se cilat janë racat më të mira dhe më të bukura e bëjnë adhuruesit e kafshëve, ndërsa roli i profesionistëve është të përcaktojnë se cilët qen janë më të sigurt me fëmijët dhe cilët janë më të rezistueshëm ndaj sëmundjeve. 
Përzgjedhja e kësaj liste është kryer nga një veteriner, duke qenë se përkujdeset me dhjetëra të tillë në ditë dhe qenin e parë e ka blerë në moshën 5-vjeçare. 

Ekspertët thonë se ekzistojnë 109 raca të ndryshme, pa përmendur me qindra racat hibride të tyre. Shumë pak raca ekzistojnë në Shqipëri dhe tregtia e tyre ende nuk ka përmasat që ka në botë, por gjithkush duhet të dijë karakteristikat dhe personalitetin e secilës prej tyre. 
Racat e pastra janë më të cënueshme ndaj sëmundjeve, ndërsa avantazhi i hibridëve është se kanë gjithnjë e më pak probleme me shëndetin. 
Por duhet theksuar fakti se kërkimet thonë se kafshët përgjithësisht vuajnë nga sëmundjet e të zotërve që i rrisin. 

Për shembull nëse dikush në familje vuan nga diabeti, edhe qeni ka gjasa të preket nga e njëjta sëmundje, duke qenë se njerëzit u japin kafshëve ato që hanë vetë dhe po aq shumë sa hanë vetë. 


1. Qentë kufitar të gjahut

Kjo racë e qenve kufitarë është inteligjente dhe e kujdesshme. Koka e rrumbullakët, sytë e shndritshëm, gëzofi i ashpër dhe personaliteti i gjerë në një trup të vogël e bën këtë qen numrin një.

2. Qentë hibridë

Këta qen janë ndërthurje e racave të ndryshme. Hibridët e llojeve të ndryshme të qenve kufitarë janë të shkathët, besnikë dhe miqësorë. Pjesa më e madhe e tyre janë të pastrehë, pasi s’janë qen race.

3. Qentë e artë të gjahut

Kjo racë e qenve të gjahut është interesante. Ata janë krenarë dhe besnikë. Quhen qentë e artë pasi kanë gëzof të verdhë të shndritshëm. Janë kafshët e preferuara për fëmijët e vegjël.

4. Qentë labrador të gjahut


Si raca më popullore në Mbretërinë e Bashkuar, labradorët vështirë se munden si kafshë familjare. Inteligjenca dhe shëndeti i tyre ka bërë që të përdoren si kafshë pune për sportistët, të verbrit etj.

5. Spanjelët kavalierë “King Charles”

Ndoshta raca më inteligjente e të gjithave, këto qen janë zgjedhja numër një për të gjithë ata familjarë që duan një qen për fëmijët e vegjël. Kanë probleme me shëndetin dhe rekomandohet sigurim.

6. Qentë me hundë të shtypur

Paraqitja e tyre me fytyrë të rrudhur, hundë si kopsë dhe trup të vogël i bën kafshët më të preferuara për të rinjtë dhe fëmijët. Ata ngjajnë me bulldogët francezë dhe natyra miqësore i bën të parezistueshëm.

7. Qentë ujqër irlandezë
Janë raca më e gjatë e të gjitha llojeve dhe më jetëshkurtra në krahasim me qentë e shkurtër. Këta qen-ujqër kanë elegancë fisnike dhe janë plot dhembshuri. Nëse doni të përqafoni një ari, këta janë të duhurit. 

8. Gjahtarët skocezë të drerëve

Duken si versioni më i ri i qenve ujqër irlandezë. Këta qen me këmbë të gjata dhe gëzof të ashpër janë të butë dhe të ndjeshëm. Atyre i pëlqen të vrapojnë, prandaj ushtrimet fizike janë të nevojshme.

9. Spanjelët anglezë veshërënë


Qoftë të artë, të zinj apo të çfarëdo ngjyre tjetër, ata kanë veshë të lëshuar që e vënë fytyrën brenda një kornize gëzofi. Janë qen të pashëm që zakonisht kanë natyrën e gatshme të njeriut.

10. Languat
languat janë të butë, të heshtur, qen besnikë që ngjajnë me zagarët gri. Pamja e tyre elegante, me kocka të imëta dhe lëkurë të hollë i bën të kenë një stil plot hir.

11. Qentë skocezë të stanit


Duhet të kujtoni se këta qen janë dizenjuar të mbledhin delet përmes kodrave. Energjia dhe inteligjenca e tyre do të thotë se kanë nevojë për shumë sfida dhe stimuj. Nëse mundeni të merreni me ta, qentë e stanit janë më besnikët.

12. Dachshunds

Këta qen janë në proporcione dhe stile të ndryshme. Mund të zgjidhni ata me qime të gjatë, qentë qimeshkurtër ose me gëzof të ashpër, qentë në miniaturë apo ata me masë standarde. Sido që të jenë, personaliteti nuk u mungon.

13. Spanjelët anglezë kërcyes

Tipiku i kësaj race është një spanjel anglez plot me gjallëri, nga ata që kërcejnë nga bregu i lumit në ujë, me veshët dhe bishtin që i fluturon. I pëlqejnë aktivitetet fizike dhe janë qen miqësorë.

14. Zagarët
Edhe pse kjo racë është rritur për të qenë atletë, kafshë garash, ata kanë personalitete të buta dhe të ndjeshme. Shumë zagarë të dalë në pension shërbejnë si kafshë familjare.

15. Pastorët gjermanë

Të përdorur si kafshë roje për punët e policisë, ata shërbejnë edhe si kafshë të dashura e besnike. Që të mos rrezikoni, blini një nga një rritës profesionist dhe sigurohuni që këlyshi ta pëlqejë shoqërinë e njerëzve.

16. Qentë kufitarë me qime të butë ngjyrë gruri
Një racë irlandeze që e ka origjinën si qen fshati. Qentë me gëzof ngjyrë gruri janë më të butë se pjesa më e madhe e qenve kufitarë. Ata janë shoqërues besnikë dhe inteligjentë.

17. Njufaundlendët
Ashtu si shumë raca gjigande, njufaundlendët kanë natyrën më të butë e gjakftohtë që ekziston. E mira është se nuk jargaviten aq shumë sa San Bernardët. Lordi Bajron shkroi poezinë “Epitaf për një qen” për nder të qenit të tij.

18. Qentë hibridë të pastër
Pavarësisht nëse zgjidhni hibridët labradorë, hibride të racave të ndryshme të qenve me hundë të shtypur apo çfarëdo varianti tjetër, kjo kafshë ka parashikueshmërinë e një qeni race të kombinuar me shëndetin e një hibridi.

19. Bichon Frise
Me kaçurrela të vogla të bardha që rriten në gëzofin me stil afrikan, kjo lloj race ka nevojë për shumë shoqëri. Mund të kenë karakter të pacipë me personalitet të madh, që demaskon trupin e tyre të vogël.

20. Maltezët


Janë qenë për shëtitje, më të vegjël se macet me gëzof të bardhë mëndafshi që kërkojnë përkujdesje të vazhdueshme. Mund të jenë më të mrekullueshmit ndër qentë e shfaqjeve, si dhe të këndshëm dhe plot dhembshuri.

Post a Comment

[blogger][facebook]

Author Name

Contact Form

Name

Email *

Message *

Powered by Blogger.