LIGJI PËR GJUETINË

GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË
KOSOVË / PRISHTINË :VITI II / NR. 8 / 01 JANAR 2007
Ligji Nr. 02/L-53

 PËR GJUETINË


Kuvendi i Kosovës

Nё mbështetje tё Kreut 5.1. (j) dhe 9.1.26 (a) tё Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të
Përkohshme në Kosovë (Rregullorja e UNMIK-ut Nr. 2001/9 të dt. 15 maj 2001),

Me qëllim të rregullimit të menaxhimit të qëndrueshëm kultivimit, mbrojtjes dhe gjuetisë së
kafshëve të egra,

Miraton:

LIGJIN PËR GJUETINË

Kapitulli I: Dispozitat e përgjithshme

Neni 1
Lënda e rregullimit

Me këtë ligj rregullohet menaxhimi i qëndrueshëm, kultivimi, mbrojtja, gjuetia dhe shfrytëzimi i
faunës së egër si pasuri natyrore me interes të përgjithshëm të cilat gëzojnë mbrojtje të veçantë.


Neni 2
Qëllimi i ligjit

Ruajtja e tërësisë së ekosistemit dhe baraspeshës ekologjike, mbrojtja adekuate e kafshëve të
egra, sigurimi i mirëqenies dhe kushteve për shfrytëzim ekonomik të resurseve, nevoja  për siguri
dhe standardin e etikës së gjahtarëve.


Neni 3
Definicionet

Për qëllimet e këtij ligji, fjalët dhe shprehjet e mëposhtme kanë këto kuptime:

“Kafshët e egra” përfshinë kafshët dhe shpendët e egra të caktuara me ligj, që formojnë
popullata në gjendje të lirë në natyrë ose në sipërfaqe të kufizuara të parapara për kultivim
intensiv apo për shumim.

“Gjuetia” përfshin ndjekjen, plagosjen, vrasjen, ose zënien e kafshës, dhe çfarëdo përpjekje në
këto aktivitete.

 “E drejta e gjahut” është e drejta që në sipërfaqen e caktuar të tokës apo ujit (në vazhdim tokës)
të ndërmerr veprime dhe masa të kultivimit, mbrojtjes, shfrytëzimit të kafshës së egër dhe
pjesëve të saj.

“Zona” sipërfaqja e gjerë në të cilën janë kushtet e njëjta ose të ngjashme (bujqësore, të pyjeve
dhe zona të larta malore me mbi 1000 m lartësi mbidetare) për jetesë të kafshëve të egra.

“Vend gjuetia” sipërfaqe e caktuar e tokës e cila paraqet tërësi natyrore ku ekzistojnë kushte
ekologjike dhe kushte tjera për kultivim, mbrojtje, gjueti dhe përdorim të kafshëve të egra.
“Vendgjuetia e hapur”  sipërfaqja në të cilën është i mundur migrimi ditor dhe sezonal i kafshëve
për gjueti.

“Vendgjuetia  e mbyllur” sipërfaqja e rrethuar me pengesa natyrore ose artificiale që pengojnë
apo dukshëm e kufizojnë lëvizjen e kafshëve të egra jashtë kësaj hapësire.

“Ferma për kultivimin e kafshëve të egra” sipërfaqja e rrethuar me gardh, më e madhe se 50
ha, e paraparë për kultivimi e kafshëve të egra.

“Menaxhuesi i vendgjuetisë” është person fizik ose juridik i cili është pronar ose e ka fituar të
drejtën e menaxhimit të vend gjuetisë sipas procedurës së paraparë me këtë ligj.

“Dhënia me qira e vendgjuetisë” është dhënia në shfrytëzim e vend gjuetisë nëpërmes ofertës
publike personave fizik apo juridik për afat deri në 10 vite.

“Dhënia e vendgjuetisë në koncesion” është e drejta e ushtrimit të veprimtarive ekonomike, me
interes të përgjithshëm duke shfrytëzuar pasuritë natyrore, me pagesë personave fizik apo juridik,
vendorë apo të huaj në kohëzgjatje deri në 30 vjet.

“Plani menaxhues” është dokument në bazë të cilit bëhet menaxhimi i kafshëve të egra dhe
mjedisit për afat kohor prej 10 vitesh.

“Plani vjetor i menaxhimit” është dokument i bazuar në planin e menaxhimit i cili ka të bëjë me
menaxhimin e gjuetisë gjatë një viti.

“Sezoni i gjuetisë” koha në të cilën është e lejuar gjuetia në lloje të caktuara të kafshëve për
gjueti.

“Ndalesa e gjuetisë” koha në të cilën është e ndaluar gjuetia për lloje të caktuara të kafshëve për
gjueti.

“Kafshët për gjueti trofe” - kafshët për gjueti ose pjesët e tyre të cilat ruhen dhe vlerësohen.

“Trofetë kulminante” trofeja e ndonjë kafshe të egër e vlerësuar me numër më të madh të
poenave se trofeu me numër më të madh të poeneve të llojit të caktuar të kafshës së egër në
Kosovë.

“Gjahu grupor” është gjah me asistentë dhe përdorim të zhurmës ose teknikave tjera për t’i
shtyer dhe ekspozuar kafshët para gjahtarit.

“Ministria” nënkupton Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

“Person” nënkupton personat fizik ose juridik.


Neni 4
Lista e kafshëve të egra

Kafshë të egra sipas këtij ligji janë:

 Dreri i rëndomtë –(Cervus elaphus L.)
 Dreri lopatar -    (dama dama L)
 Kaprolli – (Capreolus capreolus L)
 Dhia e egër – (Ripicarpa rupicarpa L)
 Muflloni – (Ovis aries musimon Paall)
 Derri i egër – (Sus scrofa L)
 Ariu i murmë - ( Ursus arctos L)
 Vjedulla – ( Meles meles L)
 Lundërza – (Lutra lutra L)
 Shqarthi i artë – (Martes martes L)
 Shqarthi i bardhë – ( Martes foina Ehr.)
 Bukla e madhe – ( Mustela erminea L)
 Bukla e vogël – ( Mustela nivalis L)
 Qelbësi i zakonshëm – ( Mustela putorius L)
 Lepuri i zakonshëm – ( Lepus europaeus Pall.)
 Ketri – (Sciurus vulgaris L)
 Gjeri i rëndomtë – ( Myjoxsus glis L)
 Miu bizam – ( Ondatra zibethica )
 Dhelpra – (Vulpes vulpes L)
 Ujku – ( Canis lupus L)
 Çakalli – ( Canis aureus L)
 Macja e egër – ( Felis silvestris Schr.)
 Rrëqebulli – ( Lynx lynx L)
 Pula e egër e madhe –( Tetrao urogallus L)
 Stërvinarja – ( Tetrastes bonasiaL)
 Fazani – ( Phasianus sp. L)
 Fёllënza gurore – ( Alectoris graeca Meissn)
 Fëllënza e fushës –(Perdix perdix L)
 Shkurtëza – ( Conturnix conturnix L)
 Shaptorja malore - ) Scolopax rusticola L)
 Shaptorja e kënetës – ( Gallinago gallinago
 Shaptorja e livadheve – ( Gllinago media )
 Pëllumbi gungash - ) Columba palumbus L)
 Pëllumbi i zgavrave – ( Columba oenas L.
 Pëllumbi i zi – ( Columba livio Gmelin
 Turtullesha – ( Streptopelia turtur L)
 Kumria – ( Streptopelia decaocta  L)
 Pate e përhimet – ( Anser anser)
 Pata e murrizit – ( Anser fabalis Latham )
 Pata Ballëbardhë- ( Anser alifrons)
 Rosa shurdhake – ( Anas platyrhynchos.L)
 Rosa e përhimet – ( Anas strepera )
 Rosa – ( Aytheya fuligula )
 Rosa bishtgërshërë – Anas acuta
 Rosa sp. – ( Anas querquedula)
 Rosa shpatore – (Anas clypeata)
 Rosa sp. – ( Anas crecca)
 Polaga – (Fulica atra L)
 Kukuvajka e bardhë-( Cukulus conurus)
 Huti veshor i pyjeve – ( Asio otus)
 Huti i maleve – ( Strix aluco)
 Sokoli pulngrënës – ( Accipiter gentilis)
 Krahëthata zogngrënëse ( Accipiter nisus)
 Orli – ( Buteo buteo)
 Petriti Celenger – ( Falco tinnunculus)
 Korbi i zi -)Corvus corone cornix L)
 Sulkoka – ( Corvus fragilegus L)
 Korbi – (Corvus corax)
 Stërqoka – ( Coloeus monedula L)
 Laraska – (Pica pica L)
 Cota – ( Garulus glandarius L)



Kapitulli II: Gjuetia

Neni 5
E drejta në gjueti

Të drejtën në gjueti e fiton:

1.  Pronari, në vend gjuetinë e themeluar në pronën e tij private.

2.  Personat tjerë juridik apo fizik me
   a) marrjen e të drejtës së gjuetisë në   vendgjueti me koncesion
   b) marrjen me qira të vendgjuetisë.

3.  Personat vendor dhe të huaj mund të fitojnë të drejtën e gjahut në vendgjueti në pronë
publike me koncesion apo marrjen me qira sipas kushteve të përcaktuara me këtë ligj dhe
ligjin për koncesionet.



Neni 6
Federata e Gjuetarëve të Kosovës

6.1. Menaxhuesit e vendgjuetive, gjahtarët si dhe personat tjerë juridik dhe fizik të cilët merren
me gjueti në territorin e Kosovës mund te bashkohen ne Federatën e Gjahtarëve të Kosovës ( në
tekstin e mëtejmë: Federata).

6.2. Federata i përfaqëson brenda dhe jashtë anëtarët e vetë  me qëllim të mbrojtjes së
interesave të tyre përparimit, kultivimit, mbrojtjes, gjuajtjes dhe shfrytëzimit të kafshëve të egra,
mbrojtjes së mjedisit, ruajtjes së vendbanimeve natyrore të kafshëve të egra, kultivimit të etikës
së gjuetarit  dhe traditave të gjuetisë  dhe  qëllimeve tjera që kanë të bëjnë me gjuetinë.

6.3. Federata financohet nga kontributi i anëtarëve.

6.4. Funksionet, detyrat, përgjegjësitë dhe veprimtaria e Federatës si dhe mënyra e anëtarësimit
dhe vendosjes në Federatë, përcaktohet me akt të veçantë nënligjor të nxjerrur nga Ministria dhe
me Statutin e Federatës. Statuti i Federatës nuk mund të jetë në kundërshtim me këtë ligj dhe
aktet nënligjore të nxjerrura në bazë të tij.


Neni 7
Kufizimet e përgjithshme në gjueti

7.1. Për të marrë pjesë në gjueti rekreative ose komerciale, gjahtari duhet t’i plotësoj këto kushte:

a) të gjuaj kafshën e gjahut gjatë sezonës së hapur, të shpallur nga Ministria
b) të përdor armën e regjistruar sipas ligjit, dhe mos të përdor mjetet, metodat dhe teknikat e ndaluara
të gjuetisë.
c)  të ketë kualifikim përkatës në pajtim me këtë ligj
d)  të gjuaj brenda vendgjuetisë.
c) të ketë lejen me shkrim nga menaxhuesi i vendgjuetisë.

7.2. Për të marrë pjesë në gjuetinë për qëllime speciale, gjahtari përveç që duhet të ketë leje për
armë në pajtim me ligjet e zbatueshme për armët, duhet të plotësoj një nga kushtet e
mëposhtme:

a)  të plotësoj kushtet për gjueti shkencore;
b)  të plotësoj kushtet për gjuajtjen e llojeve të kafshëve dëmtuese;
c)  të plotësoj kërkesat për reduktim
d)  të plotësoj kërkesat për veprim në raste emergjente.



Neni 8
Hapja e sezonit të gjuetisë
         
8.1. Personat mund të merren me gjueti rekreacionale ose komerciale vetëm brenda sezonës së
hapur për gjueti.

8.2. Kohën e gjuetisë dhe hapjen e sezonit të gjuetisë së kafshëve të egra sipas llojit, gjinisë,
moshës dhe gjendjes numerike e cakton Ministria me akt të veçantë nënligjor.

8.3. Ministria duhet të publikoj listën e sezonave të hapura të gjuetisë në Gazetën Zyrtare.

8.4. Lajmërimi për listën e sezonit të hapur të gjuetisë duhet të publikohet së paku shtatë ditë
para fillimit të sezonit në gjuhët zyrtare që janë në përdorim në Kosovë edhe në së paku dy
gazeta.

8.5. Sezonat e hapura sipas këtij neni vlejnë deri në njoftimin tjetër ndërsa për lloje të caktuara
mund të bëhen për çdo vit.

8.6. Gjatë caktimit të sezonit të gjuetisë nga ky nen, nuk lejohet gjuetia e kafshëve për gjah gjatë
kohës së mbarësimit  dhe  gjatë shtegtimit pranverorë të tyre.

8.7. Nëse moti i keq, sëmundja, gjuetia e tepruar, ose rrethanat tjera zvogëlojnë popullacionin e
llojeve të kafshëve të gjahut, Ministria mund të ndaloj ose shkurtoj sezonën e hapur.
Neni 9
Metodat, teknikat dhe mjetet  e ndaluara të gjuetisë

9.1. Askush nuk ka të drejtë të vras ose zë kafshën e egër duke përdorur helm, përveç nëse
helmi është i regjistruar për atë qëllim dhe përdoret sipas Ligjit për Pesticide.

9.2. Personi që përdor helm për vrasjen e kafshës së egër brenda vendgjuetisë, në rastet e
lejuara me ndonjë ligj të veçantë, duhet së pari të informoj menaxhuesin e vendgjuetisë.

9.3. Gjatë gjuetisë rekreative ose komerciale, askush nuk ka të drejt të vras ose zë kafshët e
egra:

a) gjatë vërshimeve, orteqeve të borës, akullit, zjarrit, ose kushteve tjera të jashtëzakonshme
    natyrore që vështirësojnë dukshëm ose e kufizojnë lëvizjen e kafshëve.
b)  duke përdorur mënyrën e vrasjes masive.
c)  duke përdorur eksplozivë, kurtha, gropa, gracka, ngjitës për shpezë, grepa, rrjeta, karrem të
helmuar, ose mjete mashtruese.
d)  duke përdorur karrem të gjallë të verbuar ose sakatuar.
e)   duke përdorur kuaj, qerre, automjete, barka me motor, ose aeroplan për ndjekje.
f)   duke përdorur drita artificiale ose pasqyra  ndriçuese.
g)  duke përdorur pajisje elektronike për të përmirësuar pamjen në dritë të dobët.
h)  duke përdorur pajisje për reprodukim të zërit.
i)   duke përdorur rrymën elektrike për të vrarë ose shtanguar.
j)   duke përdorur tym ose gaz që i shtyjnë kafshët të dalin nga vendet ku fshehën.

9.4. Ndalohet gjuajtja e kafshëve të egra gjatë natës duke filluar nga 30 minuta pas perëndimit të
diellit gjer në 30 minuta para lindjes së diellit, përveç në rastet kur personi i   plotëson të gjitha
kushtet e përcaktuar me këtë ligj, dhe ka edhe lejen e veçantë, me shkrim nga Inspektori i
gjuetisë për të gjuajtur gjatë natës. Për gjuajtje gjatë natës informohet Shërbimi Policor i Kosovës
së paku 24 orë para fillimit të gjuetisë.

9.5. Leja për gjuajtje gjatë natës përveç tjerash duhet të përmbajë kohën dhe vendin ku mund të
gjuhet, llojin e kafshëve që mund të gjuhen, dhe emrat e personave që mund të marrin pjesë në
gjueti të natës.

9.6. Askush nuk mund të përdor ndjekjen grupore për të vrarë ose zënë kafshët thundrore,
përveç derrave të egër.

9.7. Personi mund të përdor qentë për ndjekjen e kafshës së plagosur, por nuk mund të lejoj
qentë që të mundojnë ose sulmojnë kafshën.

9.8. Askush nuk mund të shkatërroj foletë, strofullat ose vezët e shpendëve të egra.

9.9. Ministria me akt nënligjor përcakton kërkesat shtesë ose ndalesat për gjuetinë e llojeve të
caktuara.

Nenit 10
Armët e lejuara për gjueti

10.1. Gjuajtja e kafshëve të egra lejohet vetëm duke përdorur armët dhe municionin e
përshtatshëm për gjueti.

10.2. Kafshët e mëdha te gjahut lejohet të vriten me armë me vijaska duke përdorur municion të
kalibrit dhe peshës së plumbit që i përshtatet fuqisë dhe rezistencës së kafshës. Kafshët e mëdha
te gjahut nuk lejohet të gjuhen me pushkë me tytë të lëmuar, përveç derrit të egër.

10.3. Shpezët dhe lepujt nuk lejohet të gjuhen me pushkë me vijaska dhe me pushkë gjysmë
automatike e cila nuk është e reduktuar për pranimin të jo më shumë se dy fishekëve.

10.4. Armët dhe municioni i gjahut lejohen të përdoren vetëm po qe se përdorimi i tyre nuk e
rrezikon sigurinë e njerëzve dhe të pasurisë.

10.5. Arma e gjahut nuk mund të bartet pa leje për bartje. Arma e gjahut nuk mund të përdoret
jashtë vend gjuetisë, poligoneve për gjuajtje si dhe vendeve tjera të caktuara për ushtrime në
gjuajtje.

10.6. Përdorimin e armëve dhe municionit të përshtatshëm për gjueti e cakton ministria me akt
nënligjor.


Neni 11
Kualifikimi i gjahtarëve dhe vlerësuesve  të Trofeve

11.1. Kafshën e egër lejohet ta gjuajë personi i cili është aftësuar për gjahtar gjegjësisht që e ka të
dhënë provimin për gjahtarë, dhe leje me shkrim nga menaxhuesi i vendgjuetisë.

11.2. Provimi për gjahtar dhe për vlerësues të trofeve ipet në Federatë para komisionit të formuar
nga Federata. Për dhënien e provimit për gjahtar Ministria mund të autorizoi ndonjë Institucion
tjetër. Për provimin e dhënë lëshohet çertifikatë.

11.3. Programin e trajnimit dhe të provimit për gjahtar dhe vlerësues të trofeve i përcakton
ministria.  Ministria para aprovimit të programeve trajnuese dhe programit të provimeve nga ky
nen  konsultohet me Federatën.

11.4. Personat, të cilët gjatë shkollimit të tyre të drejtimit të pylltarisë, bujqësisë dhe biologjisë
kanë mësuar lëndë nga gjuetia nuk janë të obliguar të japin provimin për gjuetarë.

11.5. Menaxhuesi vendgjuetisë mund të lejoi gjuajtjen për qëllime turistike apo hulumtime
shkencore edhe personave pa provim për gjuetarë sipas kushteve të përcaktuara me aktet e
veta.

11.6. Gjahtari mund të kualifikohet për gjah në njërën nga këto mënyra:

 a) Gjahtari mund të kualifikohet si gjahtar i kualifikuar duke kaluar provimin standard të
përcaktuar me programin e aprovuara nga Ministria.

 b) Gjahtari mund të kualifikohet si gjahtar praktikant duke gjuajtur vetëm nën mbikëqyrje të
drejtpërdrejtë të gjahtarit të kualifikuar gjatë pjesëmarrjes në programin trajnues për
gjahtar, të aprovuar nga Ministria.

 c) Gjahtari mund të kualifikohet si gjahtar turist, i cili nuk është banor i Kosovës, i regjistruar si
turist te menaxhuesi i vendgjuetisë dhe që gjuan nën mbikëqyrjen e gjuetarit të kualifikuar.

11.7. Federata e mbanë listën e gjahtarëve të kualifikuar sipas këtij Ligji.

11.8. Ministria me akt nënligjorë mund të përcaktoi:

 a) që gjahtarët kohë pas kohe  të ripërtërijnë regjistrimet e tyre, duke ri testuar aftësitë e tyre
fizike dhe mentale.

 b) të pranoj gjahtarë  të kualifikuar të moshës mbi 65 vjeçare dhe mund të caktoj rregulla të
veçanta që do të vlenin për ta.

11.9. Gjahtarët pajisen me kartelat identifikuese për gjahtarë të cilat i lëshon menaxhuesi i
vendgjuetisë.

11.10. Kartelat identifikuese lëshohen nga:

       a) i autorizuari për provimet për gjahtar- gjahtarë të kualifikuar.
       b) menaxhuesi i vendgjuetisë- për gjahtarët praktikant  dhe gjahtarët turist.

11.11. Gjahtarët mund të ngarkohen me një pagesë vjetore për të mbuluar shpenzimet e
organizimit të provimeve të gjahtarëve, lëshimin e kartelave identifikuese, mirëmbajtjen e
regjistrave dhe shërbime tjera të cilat caktohen nga ofruesi i shërbimeve.


Kapitulli III: Gjuetia për qëllime të veçanta

Neni 12
Gjuetia për qëllime shkencore

12.1. Gjahu për qëllime shkencore përfshinë gjahun ose zënien e kafshëve të egra për hulumtime
shkencore, mësim universitar, përdorim në kopshte zoologjike, shumim të kafshëve për gjah,
panaire kinologjike ose qëllime tjera.

12.2. Lejen për gjah për qëllime  shkencore e lëshon  Ministria.

12.3. Para marrjes së lejes për gjueti për qëllime shkencore nga paragrafi 2 i këtij neni , personi
duhet të merr pëlqimin e menaxhuesit të vendgjuetisë përkatësisht pronarit të tokës private, nëse
gjuetia për qëllime shkencore bëhet në tokën private  që nuk është e përfshirë në vendgjueti.

12.4. Leja duhet të përcakton kohën, vendin dhe metodën e gjahut të lejuar,llojet e kafshëve të
gjahut për t’i gjuajtur, arsyeshmërinë e aktivitetit si dhe raportimin e numrit të kafshëve të marra.

12.5. Metoda e gjahut për qëllime shkencore mund të përfshijë çdo metode që Ministria
konsideron humane dhe të arsyeshme.


Neni 13
Gjahu i kafshëve dëmtuese

13.1. Kur kafsha e egër shkakton dëme të përmasave të gjëra, rrezikon jetën e njerëzve apo
pronën e tyre, ministria me akt nënligjor mund ta shpallë kafshën përkohësisht si dëmtues dhe të
lejoj gjuajtjen e saj për kohë të caktuar.

13.2. Llojet e kafshëve të egra dëmtuese nga paragrafi 1 i këtij neni,  mund të gjuhen gjatë tërë
vitit vetëm nga personat e kualifikuar për gjah sipas këtij ligji.

13.3. Personat që donë të vrasin kafshët e egra dëmtuese duhet paraprakisht të informojnë
policinë për kohën, vendin dhe metodën e gjuetisë brenda 24 orëve.

13.4. Metoda e gjuetisë mund të përfshijë çdo metodë që Ministria i konsideron humane dhe të
arsyeshme.

13.5. Për gjuajtjen e llojeve të kafshëve të egra dëmtuese në vendgjueti, personi duhet gjithashtu
të ketë lejen nga menaxhuesi i vendgjuetisë.

13.6. Për gjuajtjen e llojeve të kafshëve të egra dëmtuese në tokën private e cila nuk është
përfshi në vendgjueti, personi duhet gjithashtu të ketë lejen nga pronari i tokës.

13.7. Askush nuk mund të gjuaj llojet e kafshëve të egra dëmtuese në vendet e ndaluara për gjah
sipas këtij ligji.

Neni 14
Gjahu reduktues

14.1. Reduktimi nënkupton gjahun e kafshëve të egra kur popullacioni i tyre nuk është në
harmoni me ekuilibrin biologjik të vendgjuetisë ose kur ato i shkaktojnë dëme pronës për shkak të
numrit të madh të tyre.

14.2. Kur menaxhuesi i vendgjuetisë paraqet evidencën e nevojave të reduktimit, Ministria mund
të lejoj menaxhuesit të vendgjuetisë të organizoj dhe kryej reduktimin në vendgjuetinë e  tij.

14.3. Personat që marrin pjesë në gjueti reduktuese duhet jenë gjahtar të kualifikuar  sipas këtij
ligji.

14.4. Personat që marrin pjesë në gjuetinë reduktuese nuk mund të përdorin metodat e ndaluara
të gjahut rekreativ ose komercial.

14.5. Ministria nuk  lejon gjuetinë reduktuese që nuk është në harmoni me planet menaxhuese
përfshirë planin menaxhues 10 vjeçar me kafshë të egra për Kosovën dhe planet operacionale
vjetore në fuqi në vendgjueti.

14.6. Para fillimit të reduktimit menaxhuesi i vendgjuetisë duhet ta informon policinë 24 orë
përpara.

Neni 15
Vrasja emergjente e kafshës së egër

15.1. Në rastet kur kafsha e egër kërcënon dëmtimin e shpejtë dhe të rëndë të jetës së njerëzve,
apo dëmtimin e shpejtë dhe të madh të pronës, mund të bëhet vrasja emergjente e tyre për të
parandaluar rrezikun në jetën e njerëzve apo  dëmin e pronës.

15.2. Personat që vrasin kafshët e egra gjatë rasteve të emergjencës duhet ta informojnë  rastin në
polici e cila e dërgon informatën  Ministrisë dhe menaxhuesit të vendgjuetisë të afërt.

15.3. Personat që kanë vrarë apo lënduar kafshë të egra të trasha në aksident të komunikacionit,
duhet të vejnë një shenjë në vendin ku ka ndodhë aksidenti dhe  t’a informojnë policinë si dhe
menaxhuesin e vendgjuetisë më të afërt.

15.4. Gjahtarët që plagosin kafshën e egër të trashë duhet të përcjellin gjurmët e kafshës së
plagosur e nëse është e nevojshme të lajmërojnë menaxhuesin e vendgjuetisë më të afërt.
Kapitulli IV:  Vendgjuetitë

Neni 16
Llojet e vendgjuetive

16.1.  Për ushtrimin e veprimtarisë së gjuetisë, themelohen vendgjuetitë.

16.2. Vendgjuetitë themelohen varësisht nga lloji i kafshëve të egra të cilat natyrshëm jetojnë apo
kryesisht kultivohen në një sipërfaqe të tokës, numrit të kafshëve të cilat sipas mundësive të
vendgjuetive mund të kultivohen në atë sipërfaqe, destinimit të tyre dhe pronësisë së tokës.

16.3. Vendgjuetitë mund të themelohen si:

     a)   vendgjueti  të hapura,
     b)  vendgjueti të mbyllura apo të rrethuara dhe
     c)  vendgjueti për kultivimin  e kafshëve të egra.

16.4. Sipas të drejtës së pronësisë vendgjuetitë  janë:

     a)  private
     b)  të përbashkëta dhe
     c)   me rëndësi të veçantë


Neni 17
Sipërfaqja minimale për themelimin e vendgjuetive

17.1. Vendgjuetitë e hapura nuk mund të jenë në sipërfaqe më të vogël se 1.000 ha.

17.2. Vendgjuetitë e mbyllura - të rrethuara nuk mund të jenë me sipërfaqe më të vogël se 500
ha.

17.3. Vendgjuetitë me destinim (rëndësi) të veçantë nuk mund të jenë sipërfaqe më të vogël se
2.000 ha.

17.4. Vendgjuetitë për kultivimin  e kafshëve të egra përfshinë sipërfaqet në të cilat mund të
kultivohen llojet e caktuara të kafshëve të egra për shtimin e numrit më të madh të kafshëve të
shëndosha të destinuara për gjueti dhe reprodukim.


Neni 18
Themelimi i vendgjuetive  private

18.1. Lejen për themelimin e vendgjuetive private e jep ministria me kërkesën e pronarëve të
tokave private në të cilat themelohen vendgjuetitë  private.

18.2. Ministria do ta aprovoj kërkesën për themelimin e vendgjuetive private nëse plotësohen kushtet
e përcaktuara me këtë ligj dhe aktet nënligjore të nxjerrura në bazë të tij.

18.3. Ministria duhet të informoj komunat në të cilat shtrihen vendgjuetitë e themeluara private.

18.4. Për plotësimin e kushteve të parapara për themelimin e një vendgjuetie private, pronarët
privat  mund të marrin me qira edhe tokë jo private e cila kufizohet me tokën  në të cilën
themelohet vendgjuetia private.

18.5. Për themelimin e vendgjuetisë private përveç kushteve tjera të parapara me këtë ligj, duhet
të plotësohen edhe këto kushte:

a)  Të ekzistoj marrëveshja me shkrim e të gjithë pronarëve të tokave në të cilat themelohet
vendgjuetia;
b)   Themelimi i vendgjuetisë të jetë në  pajtim me planet ekzistuese hapësinore.
c)  Përdorimi i tokës për gjueti të mos paraqes kërcënim për shëndetin ose sigurinë  publike.


Neni 19
Vendgjuetitë e përbashkëta

19.1. Vendgjuetitë e përbashkëta janë vendgjuetitë e themeluara në tokat në pronë publike dhe
private e ku paraprakisht nuk janë themeluar vendgjuetitë private apo vendgjuetitë me rëndësi të
veçantë.

19.2. Vendgjuetitë e përbashkëta  i themelon Kuvendi Komunal në territorin e së cilës shtrihet
sipërfaqja e tokës në të cilën themelohet vendgjuetia, me propozimin e organit komunal
kompetent për punët e bujqësisë dhe pëlqimin paraprak të ministrisë.

19.3. Brenda  territorit të një komune mund të themelohen një ose më shumë vendgjueti. Po qe
se sipërfaqet e tokave në të cilat themelohet vendgjuetia  gjendet në territorin e dy apo më shumë
komunave, vendgjuetinë e themelon komuna në të cilën gjendet pjesa më e madhe e
vendgjuetisë, me propozimin e komisionit të përbashkët profesional dhe me pëlqimin paraprak të
ministrisë.

19.4. Komuna duhet të siguroj se themelimi i vendgjuetisë është në pajtim me planet ekzistuese
hapësinore.


Neni 20
Vendgjuetitë  me rëndësi të veçantë

20.1. Vendgjuetitë me rëndësi të veçantë themelohen me qellim të ruajtjes dhe përmirësimit të
kushteve jetësore për kafshët e mëdha të egra, llojet e rralla e të rrezikuara të kafshëve të egra
dhe drejtimit të zhvillimit të popullacioneve të tyre në  mjedisin ku ato jetojnë.

20.2. Vendgjuetitë me rëndësi të veçantë themelohen nga ministria me akt të veçantë nënligjor
pa marrë parasysh pronësinë e tokës në të cilën themelohen.

20.3. Ministria me rastin e themelimit të vendgjuetive nga ky nen, duhet të njoftoj  komunat, dhe
pronarët privat të territorit në të cilin shtrihen vendgjuetitë.

20.4. Ministria duhet të siguroj se themelimi i vendgjuetive është në pajtim me planet ekzistuese
hapësinore.


Neni 21
Rishikimi i kufinjëve administrativ

21.1. Në vendgjuetitë e reja që themelohen, nuk mund të përfshihen tokat nga vendgjuetitë e
themeluara me  këtë ligj, përveç nëse menaxhuesi  dhe autoriteti themelues i vendgjuetisë
ekzistuese pajtohen për dhënien e një pjese të tokës vendgjuetisë  së re.

21.2. Nëse pronari dëshiron të shtoj ose zvogëloj sipërfaqen e tokës nga vendgjuetia private,
duhet të ketë pëlqimin e Ministrisë dhe të dy të tretat e pronarëve të vendgjuetive private.

21.3. Brenda vendgjuetive me rëndësi të veçantë dhe vendgjuetive të përbashkëta, themeluesi
mund të shtoj ose zvogëloj sipërfaqen e tokës nga vendgjuetitë sipas procedurave dhe
standardeve të përcaktuara me këtë ligj për themelimin e vendgjuetive.

21.4. Nëse tokat bëhen të papërshtatshme për gjueti për shkak të ndërrimit të destinimit,
themeluesi mund të zvogëloj sipërfaqen e tokës nga vendgjuetia  e caktuar pa procedurë formale.

21.5. Kufijtë e vendgjuetive duhet sa më shumë që është e mundur të përcjellin kufijtë natyrorë të
vendeve ku jetojnë llojet e caktuara të kafshëve të egra.

21.6. Vendgjuetia private humb statusin e vendgjuetisë nëse paraqitet njëra nga arsyet e
mëposhtme:

(a) nëse menaxhuesi  nuk ka zhvilluar aktivitete  menaxhuese në vendgjueti për dy vite të
njëpasnjëshme.

(b) nëse dy të tretat e pronarëve të tokave të vendgjuetisë private tërhiqen nga vendgjuetia.

(c) për shkak të rishikimit të kufijve administrativ ose ndryshimit të përdorimit të tokës, Ministria
konstaton se vendgjuetia nuk i plotëson më kushtet si që janë: sipërfaqja minimale,
mbrojtja e shëndetit dhe sigurisë publike.

(d) Personi juridik që vepron si menaxhues i vendgjuetisë deklaron se ka falimentuar ose nuk
ekziston më.

21.7. Vendgjuetia e rëndësisë së veçantë ose vendgjuetia e përbashkët do të humb statusin e
vendgjuetisë nëse për shkak të ndryshimit të karakterit ose destinimit të tokës, sipërfaqja e
vendgjuetisë zvogëlohet nën minimumin e përcaktuar me këtë ligj.
   

Neni 22
Zonat e mbrojtura

Nëse vendgjuetia  përfshinë tokat në zonat e caktuara të mbrojtura, ato qeverisen sipas
dispozitave të ligjit për themelimin e parqeve apo zonave të mbrojtura të natyrës dhe me atë  ligj
mund të kufizoj gjuetinë në ato toka.


Neni 23
Prona brenda vendgjuetive

23.1. Të gjithë pronarët e tokave brenda vendgjuetive duhet të ndërmarrin masa të nevojshme
për  parandalimin e dëmeve ndaj kafshëve të egra.

23.2. Personat që merren me bujqësi ose pylltari brenda vendgjuetive duhet të kenë kujdes gjatë
përdorimin të preparateve kimike të ndryshme dhe gjatë korrjeve dhe kositjeve të minimizojnë
dëmet ndaj kafshëve të egra.


Neni 24
Vendet e ndaluara për gjueti

24.1. Vendgjuetitë nuk përfshinë:

a)      Zonat e natyrës posaçërisht të mbrojtura në të cilat me aktin e shpalljes si zonë e
mbrojtur apo ndonjë akt tjetër të veçantë është ndaluar gjuetia si : rezervati strikt i
natyrës, parku nacional, monumenti i natyrës, zona menaxhuese e habitateve ose e
llojeve të mbrojtura, peizazhi i mbrojtur, zona e mbrojtur e resurseve natyrore.

b) Tokat brenda 300 metrave nga vendbanimet, rrugët kryesore publike, ndërtesat fetare,
shkollat, dyqanet ose zyrët.

c)    Varrezat, aeroportet, bazat ushtarake dhe oborret e mbyllura.

d)   Fidanishtet, pemishtet, vreshtat dhe kopshtet  të  destinuara për prodhim intensiv në
sipërfaqe deri në 100 ha nëse janë të rrethuara me rrethojë e cila e pengon migrimin
natyror të kafshëve të egra.

24.2. Me qëllim të ruajtjes dhe kultivimit më të suksesshëm të  kafshëve të egra caktohen territore
kultivuese. Madhësia e territoreve kultivuese sipas llojit të kafshëve të egra dhe mënyrës së
menaxhimit të vendgjuetive që gjenden në këto territore përcaktohen nga ministria me akt të
veçantë nënligjorë.


Neni 25
Kufijtë administrativ të vendgjuetisë

25.1. Në rast se nuk ekzistojnë kufijtë natyror si rrugët, hekurudhat, lumenjtë, liqejtë apo vija tjera
ndarëse të kufirit, menaxhuesi i vendgjuetisë duhet të shënoj kufijtë administrativ të vendgjuetisë
dhe duhet të mirëmbajë këto shenja.

25.2. Mënyrën e shënimit të kufijve të vendgjuetisë e përcakton Ministri me akt nënligjor.

25.3. Askush nuk mund të merr, dëmtoj, lëviz, ose shkatërroj shenjat e kufijve administrativ që
vehen sipas këtij neni pa lejen e menaxhuesit të vendgjuetisë.


Neni 26
Menaxhimi i vendgjuetive private

26.1. Vendgjuetitë private menaxhohen nga themeluesit e vendgjuetive.


26.2. Vendgjuetitë private mund të jepen me qira dhe nënqira.



Neni 27
Dhënia e vendgjuetive  në menaxhim

27.1. Vendgjuetitë e përbashkëta u jepen në menaxhim personave që i plotësojnë kushtet sipas
këtij ligji përmes koncesionit apo dhënies me qira. Vendgjuetitë mund t’iu jepen në menaxhim
personave fizik ose juridik.

27.2. Vendgjuetitë me rëndësi të veçantë menaxhohen nga Agjencioni Pyjor i Kosovës apo
subjekti tjetër i autorizuar nga ministria.

27.3. Vendgjuetitë jepen në koncesion ose me qira përmes procedurës së tenderit i cili shpallet
pas themelimit të vendgjuetive.


Neni 28
Dhënia e vendgjuetive në koncesion

28.1. E drejta në koncesion mund ti i pet personit fizik apo juridik, vendor apo të huaj në
kohëzgjatje deri në 30 vjet. Ministria mundet me vendim të posaçëm  të ndaloj të drejtën e
dhënies në koncesion të sipërfaqeve të caktuara në të cilat është themeluar vendgjuetia me
rëndësi të veçantë.

28.2. Nëse e drejta në koncesion jepet në zonat e mbrojtura në të cilat është e lejuar themelimi i
vendgjuetive, koncesioni jepet me pëlqimin e subjektit që menaxhon me zonat e mbrojtura të
natyrës sipas aktit për shpalljen e zonës së mbrojtur të natyrës.

28.3. Vendgjuetia e dhënë në menaxhim me koncesion nuk mund të jepet në nën koncesion.


Neni 29

29.1. Vendimin për dhënien e vendgjuetisë në koncesion e merr ministria në bazë të procedurës
së tenderimit publik.

29.2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni Ministria mundet që me kërkesën e qiramarrësit të
vendgjuetisë, gjatë kohëzgjatjes së qirasë, në bazë të mendimit të inspekcionit kompetent, ta jap
vendgjuetinë në koncesion deri në njëzet vjet, me kushte të njëjta, nëse:

a)  në vendgjueti ka ndërtuar objekte të gjuetisë të cilat nuk mund të amortizohen brenda njëzet
viteve.

b)  ka arrite gjendjen e përcaktuar numerike të kafshëve të trasha të egra si dreri, ariu, dhia e
egër etj.,dhe ka arritur rezultate të mira ne ruajtjen dhe rritjen e tufave natyrore të kafshëve
të egra.

c)  në periudhën e kaluar ka përfillë të gjitha dispozitat e planit të menaxhimit, i ka përmbushë
të gjitha obligimet kontraktuese me kohë dhe ka respektuar dispozitat ligjore dhe aktet
nënligjore.

d)  në periudhën e kaluar ka patur bashkëpunim të mirë me menaxhuesit e vendgjuetive për rreth
dhe me shërbimin e inspekcionit dhe nuk i janë shqiptuar masa ndëshkuese.

e) me sukses ka zbatuar masat e mbrojtjes së kafshëve të egra nga gjuetia e kundërligjshme
dhe sëmundjet dhe ka bashkëpunuar në pengimin e gjuetisë së kundërligjshme.

f)   me sukses ka parandaluar dëmet  dhe evituar pasojat e dëmshme nga kafshët e egra në
sipërfaqet bujqësore dhe pyjore.

29.3. Vendimin për shpalljen e tenderit publik për dhënien e vendgjuetisë në koncesion e bjen
ministria.

29.4. Ofertuesi, ofertës për marrjen e vendgjuetisë në koncesion ia bashkëngjet dëshmitë për
plotësimin e kushteve të parapara me këtë ligj dhe aktet nënligjore të nxjerrura sipas tij.
Ofertuesi-koncesionari i cili është person juridik duhet të bashkangjes dëshminë se është i
regjistruar për këtë veprimtari, ndërsa personi fizik, dëshminë se është i regjistruar në regjistrin e
obliguesve të tatimit në fitim.

29.5. Procedura e tenderimit zhvillohet sipas  Ligjit për Prokurimin Publik..


Neni 30
Shuma fillestare e kompensimit

30.1. Shuma fillestare e kompensimit për koncesionin e vendgjuetisë përcaktohet në lartësi prej
30% të vlerës së kafshëve të egra të gjuajtura në vitin e dhjetë të planit të menaxhimit të
llogaritura sipas çmimit të tregut.

30.2. Në rastet kur nuk ekziston plani  i menaxhimit shuma fillestare e kompensimit për
koncesionin e vendgjuetisë përcaktohet në lartësi prej 50% të gjuetisë vjetore të kafshëve të egra
të planifikuara sipas numrit të mundshëm të kafshëve të parapara me aktin e themelimit të
vendgjuetisë dhe  të llogaritura sipas çmimit të tregut.


Neni 31
Kontratat për koncesione

31.1. Në bazë të vendimit për dhënien e koncesionit, lidhet kontrata me shkrim për koncesionin.

31.2. Kontrata për koncesion përveç kushteve tjera të parapara  me Ligjin për Koncesione, duket
të përmbajë edhe:

a) pozitën dhe madhësinë e vendgjuetisë e cila ipet në koncesion
b)  përshkrimin e  llojit dhe numrit të kafshëve të egra që gjenden në vendgjueti
c)   kërkesën që koncesionari të zbatoj këtë ligj dhe aktet nënligjore të nxjerrura sipas  këtij ligji
dhe planet menaxhuese.
d) kërkesën që popullacioni i kafshëve për gjah të jetë në nivel të caktuar në fund të
kohëzgjatjes së koncesionit dhe kompensimi i diferencës nëse ajo paraqitet
e)    kohëzgjatjen e koncesionit
f)  formën, lartësinë dhe afatin e pagesës së kompensimit për koncesion
g)   mundësinë dhe arsyet e shkëputjes  së parakohshme të  kontratës
h)  të drejtat dhe arsyet e ndërprerjes  së njëanshme të kontratës.

31.3. Programi i zhvillimit të vendgjuetisë i bashkëngjitet kontratës dhe është pjesë përbërëse e
saj.

31.4. Koncesionari është i obliguar që të nxjerr planin afatgjatë menaxhues me vendgjuetinё në
afat prej gjashtë muaj nga data e nënshkrimit të kontratës së koncesionit apo qirasë së
vendgjuetisë, me pëlqimin e ministrisë.

Neni 32
Shkëputja e parakohshme e kontratës

32.1. Dhënësi i koncesionit mund të shkëpusë kontratën për koncesion para skadimit të afatit
nëse koncesionari :
       
a)  nuk përgatitë Planet menaxhuese ose operacionale,
b)  nuk bënë implementimin e planeve dhe nuk mbanë shënimet lidhur me to,
c)   nuk punëson  numër të nevojshëm të rojeve të paraparë me Planin operacional,
d)  nuk bënë përmirësime në vendgjueti të zotuara ose kërkuara si kusht për dhënien e
koncesionit, apo ato nuk i bënë me kohë,
e)   nuk jep llogari për të hyrat nga vendgjuetia,
f)   nuk i bën  pagesat me kohë,
g)  nuk mundëson inspektimin e planeve, regjistrave   dhe dokumenteve përkatëse
     në kërkesë të autoritetit themelues,
h)  pengon autoritetet kompetente të inspektojnë vendgjuetitë,
i)   nuk i respekton dispozitat e këtij Ligji, ligjeve të tjera përkatëse dhe aktet tjera
      nënligjore,
j)   nuk përmbushë kushtet tjera të identifikuara si thelbësore në kontratë apo e përdorë
vendgjuetinё  në kundërshtim me kontratën mbi koncesionin,
k) nuk i zbaton masat dhe veprimet sipas këtij ligji.

32.2. Kontrata e koncesionit shkëputet sipas ligjit edhe në rastet kur:

a)  Koncesionari  është dënuar për shkelje të këtij ligji ose dispozitat e Kodit Penal që kanë të
bëjnë me gjuetinë, dhe i është shqiptuar dënimi me burgim mbi 6 muaj ose dënimi me
gjobë prej mbi 1.000 Euro.
b)  kur konstatohet se koncesionari e ka fituar kontratën mbi koncesionin me mashtrim,
korrupsion ose veprime tjera ilegale.
c) Kur vendgjuetia e humbë statusin e vendgjuetisë sipas këtij ligji.

32.3. Kontrata për koncesion duhet të përcaktoj të drejtat dhe obligimet e palëve nëse
vendgjuetia zgjerohet ose zvogëlohet gjatë kohëzgjatjes së kontratës.

32.4. Nëse kontrata për koncesion shkëputet pa fajin e koncesionarit, ai mund të kërkoj
kompensim nga Qeveria. Vlera e kompensimit nga ky nen mund të jetë deri në vlerën e të
ardhurave të pastra që koncesionari do ti realizonte realisht nga menaxhimi me vendgjueti.


Neni 33
Pagesat  për koncesione

Pagesat nga koncesioni derdhen në Buxhetin e Konsoliduar tё Kosovës


Neni 34
Dhënia e vendgjuetive me qira

34.1. Vendgjuetitë e përbashkëta mund të jepen me qira personave fizik dhe juridik, vendor dhe
të huaj të cilët i plotësojnë kushtet e parapara me këtë ligje dhe aktet nënligjore të nxjerrura sipas
tij, në kohëzgjatje deri në dhjetë vjet.

34.2. Vendgjuetitё e përbashkëta ipen me qira nëpërmes ofertës publike nga Komuna me
pëlqimin e ministrisë.

34.3. Për dhënien me qira të vendgjuetisë njoftohet Federata.

34.4. Procedurën e ofertimit për dhënien me qira të vendgjuetisë së përbashkët e zhvillon
Komuna në territorin e së cilës gjendet vendgjuetia e përbashkët në bazë të dispozitave të
Ofertimi publik.

34.5. Ftesa për ofertë nga ky nen përmban kushtet më të përafërta për dhënien me qira të
vendgjuetisë së përbashkët.

34.6. Ofertës i bashkëngjitet dokumentacioni për plotësimin e kushteve të përcaktuara me këtë
ligj  dhe kushtet e parapara me ofertë.


Neni 35
Çmimi fillestar i qirasë

35.1. Çmimi fillestar për qiranë e vendgjuetisë përcaktohet në lartësi prej 30% të vlerës së
kafshëve  të egra të gjuajtura në vitin e pestë të planit të menaxhimit të llogaritura sipas çmimit të
tregut.

35.2. Në rastet kur nuk ekziston plani  i menaxhimit çmimi fillestar  për qiranë e vendgjuetisë
përcaktohet në lartësi prej 50% të gjuetisë vjetore të kafshëve të egra të planifikuara sipas numrit
të mundshëm të egërsirave sipas aktit të themelimit të vendgjuetisë të llogaritura sipas çmimit të
tregut.


Neni 36
Kontrata për qiranë

36.1. Në bazë të vendimit mbi zgjedhjen  e ofertuesit më të volitshëm  Komuna dhe ofertuesi
lidhin kontratën  mbi dhënien me qira të vendgjuetisë së përbashkët. Kontrata lidhet në formë të
shkruar dhe përveç tjerash duhet të përmban:

a)   Emërtimin,  madhësinë dhe infrastrukturën përcjellëse të vendgjuetisë,
b)   kohëzgjatjen e qirasë;
c)   formën, lartësinë dhe afatin e pagesës së qirasë;
d)   masat të cilat shfrytëzuesi i vendgjuetisë detyrohet t’i ndërmerre me qëllim të zhvillimit të
vendgjuetisë;
e)   llojin dhe numrin e përafërt të kafshëve të egra;
f)    të drejtat dhe obligimet tjera të parapara me rregullat e gjuetisë.

36.2. Kontrata nga paragrafi 1 i këtij neni mundet, me kërkesën e qiramarrësit të vazhdohet  më
së voni në afat prej tre muaj para skadimit të afatit të kontratës për kohen dhe kushtet e njëjta, po
qe se vërtetohet se qiramarrësi gjatë kohës së menaxhimit të vendgjuetisë  me qira iu ka
përmbajtur kushteve të kontratës dhe dispozitave ligjore si  dhe akteve nënligjore të nxjerrura
sipas këtij ligji.

36.3. Kushtet që duhet ti plotësoi qiramarrësi vendgjuetisë përcaktohen me akt nënligjor dhe me
kontratën e qirasë.

36.4. Ministria me  akt të veçantë  e përcakton numrin e kafshëve të egra në vendgjueti.
Neni 37
Shkëputja e parakohshme e kontratës

37.1. Kontrata e qirasë mund të shkëputet para skadimit të  afatit për të cilin është lidhë nëse:

a)   qiramarrësi nuk menaxhon vendgjuetinё në harmoni me këtë ligj dhe kontratën mbi dhënien
me qira të vendgjuetisë;
b)   për shkak të moszbatimit të masave të parapara me Planin  menaxhuese dhe kur  fondi i
kafshëve të egra ka rënë nën minimumin e paraparë me Planin menaxhues;
c)   mjetet e realizuara përmes menaxhimit me vendgjuetinё nuk i shfrytëzon për qëllime të
parapara sipas këtij ligji.
d)   Nëse sipërfaqja e vendgjuetisë  zvogëlohet për më tepër se 20%
e)   Nuk e paguan qiranë në afatin e paraparë me kontratë.

37.2. Në rastet e shkëputjes së parakohshme të kontratës së qirasë së vendgjuetisë gjendjen në
vendgjueti dhe zbatimin e Planit menaxhuese e konstaton komisioni profesional i formuar nga
themeluesi i vendgjuetisë. Qiramarrësi i deriatëhershëm obligohet që të bënë kompensimin e
diferencës negative të kafshëve të egra  dhe dëmit eventual të  shkaktuar në vendgjueti sipas
çmimeve të tregut.

37.3. Përcaktimi i diferencës negative të kafshëve të egra dhe dëmtimit të objekteve teknike dhe
të menaxhimit, bëhet me akt nënligjor të nxjerrur nga ministria.

37.4. Në të gjitha rastet e shkëputjes së parakohshme të kontratës së qirasë së vendgjuetisë,
zhvillohet procedura e re e ofertimit publik për dhënien  e vendgjuetisë në shfrytëzim. Deri në
dhënien e vendgjuetisë në shfrytëzim, ndalohet gjuetia e kafshëve të egra ndërsa masat e
kultivimit dhe të mbrojtjes së kafshëve të egra i ndërmerr themeluesi i vendgjuetisë apo organi që
ai e autorizon.


Neni 38
Pagesa e qirasë

38.1. Mjetet e paguara  nga qiraja e vendgjuetive të përbashkëta derdhen në Buxhetin e
Komunës në territorin e të cilës është vendgjuetia.

38.2. Afati dhe mënyra e pagesës së qirasë nga ky nen përcaktohet me kontratën mbi dhënien
me qira të vendgjuetisë së përbashkët.


Neni 39
Autorizimet dhe përgjegjësitë themelore të menaxhuesve të vendgjuetive

39.1. Menaxhuesit e vendgjuetive:

a)  Caktojnë rregullat e vendgjuetive që janë të arsyeshme dhe të domosdoshme për mbrojtjen
e pronës, shëndetit publik dhe sigurisë, dhe që mundësojnë përdorimin e drejtë të
vendgjuetisë për gjah, të cilat duhet të jenë në pajtim me këtë ligj, aktet nënligjore të
nxjerrura sipas tij dhe me rregullat e menaxhimit të qëndrueshëm me kafshë të egra.

b) Caktojnë kushtet për lejimin e gjuetisë, përfshirë kufizimin e gjuetisë për kohë të caktuara,
zona të caktuara, në lloje të caktuara, në kafshë të madhësisë, moshës ose gjinisë së
caktuar si dhe të kufizojnë përdorimin e mjeteve dhe metodave të caktuara .

c)  Të caktojnë tarifat e gjuajtjes për personat që lejohen të gjuajnë në vendgjueti.

d)  Të caktojnë tarifa-çmimet për shfrytëzimin e ndërtesave të ndërtuara për funksion të gjuetisë
që gjenden në vendgjueti dhe shërbimet në to.

e)  Të organizojnë aktivitete të gjahut dhe të ofrojnë shërbime tjera gjahtarëve.

f)  Menaxhuesi i vendgjuetisë mund të rris numrin e kafshëve për gjah duke lëshuar kafshë në
vendgjueti me leje të Ministrisë dhe pasi që Institucioni i autorizuar nga ministria të ketë
vërtetuar se ato nuk janë të infektuara nga ndonjë sëmundje ngjitëse dhe me pëlqimin e
Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.

g)  Me pëlqimin e pronarit të tokës së përfshirë në vendgjueti dhe sigurimin e lejeve përkatëse,
menaxhuesi i vendgjuetisë mund të ndërtoj dhe riparoj ndërtesa dhe anekse të ndërtesave
për nevoja të gjahtarëve.

h)  Me pëlqimin e pronarit të tokës së përfshirë në vendgjueti menaxhuesi i vendgjuetisë mund të
siguroj ushqim, ujë ose strehimore për kafshët e gjahut ose të përmirësoj vendqëndrimet e
tyre.

i)   Menaxhuesi i vendgjuetisë është i obliguar të ketë shërbimin profesional ose ekspertin për
zbatimin e planit menaxhues të gjuetisë dhe shërbimin e ruajtjes së gjahut.

39.2. Për përparimin e punës së përditshme dhe menaxhimit me vendgjueti, ministria mund të
nxjerr akt nënligjor për zgjerimin apo kufizimin e kompetencave të menaxhuesve të vendgjuetive.


Kapitulli V: Planifikimi dhe Inventarizimi

Neni 40
Planifikimi i menaxhimit me kafshë gjahu

Menaxhimi i kafshëve të egra dhe i Vendgjuetive bëhet sipas:

   a) Programit zhvillimor të gjuetisë në Kosovës
   b) Planit menaxhues të vendgjuetive
    c) Planit operativ vjetor


Neni 41
Programi zhvillimor  i  gjuetisë në Kosovë

41.1. Programi zhvillimor i gjuetisë për Kosovë bëhet për periudhë 10 vjeçare. Ky program
hartohet nga Ministria ndërsa aprovohet nga Qeveria.

41.2. Ministria duhet ta përgatisë programin e parë zhvillimor brenda dy viteve nga dita e
aprovimit të këtij ligji.

41.3. Gjatë përgatitjes së këtij programi Ministria do të konsultohet me ministritë dhe agjencitë
tjera përkatëse, nga lëmia e mbrojtjes së natyrës, turizmit, bujqësisë dhe pylltarisë si dhe të
kujdeset që Programi të jetë në përputhje me planin hapësinor ekzistues të Kosovës.


Neni 42
Plani menaxhues i vendgjuetisë

42.1. Menaxhimi i vendgjuetive bëhet sipas Planeve menaxhuese 10 vjeçare të cilat i hartojnë
menaxhuesit e vendgjuetive për çdo vendgjueti që ata menaxhojnë.

42.2. Menaxhuesit duhet të përgatisin planin 10-vjeçar menaxhues të vendgjuetive brenda
gjashtë muajsh nga dita e lidhjes së kontratës për menaxhim me vendgjueti.

42.3. Plani menaxhues i vendgjuetisë duhet të jetë në pajtim me Programin zhvillimor të gjuetisë,
planet e menaxhimit me pyje, kushtet dhe mënyrën e shfrytëzimit të tokave bujqësore, bazat
hidroekonomike, planet hapësinore, Ligjin për mbrojtjen e natyrës dhe dokumentet
ndërkombëtare nga kjo lëmi.

42.4. Planet menaxhuese të vendgjuetive me rëndësi të veçantë aprovohen nga ministria ndërsa
planet menaxhuese të vendgjuetive të përbashkëta dhe private nga komuna me pëlqimin
paraprak të ministrisë.

42.5. Nëse subjektet e autorizuar për aprovimin e Planeve menaxhuese nga paragrafi 4 i këtij
neni e refuzojnë Planin, menaxhuesi i vendgjuetisë është i obliguar të bëjë përmirësimin e Planit
brenda afatit prej 60 ditësh. Nëse subjekti i autorizuar brenda 60 ditësh nuk deklarohet rreth planit
apo planin e refuzon pa ofruar shpjegime me shkrim për arsyet pse është refuzuar plani, plani
konsiderohet i aprovuar.

42.6. Plani menaxhues i vendgjuetisë përmban të gjitha të dhënat për vendgjuetinё, llojin dhe
numrin e kafshëve të egra, llojet e mbrojtura, masat e kultivimit, mbrojtjes dhe shfrytëzimit të
kafshëve të egra. Plani i shfrytëzimit- gjuetisë duhet të jetë në harmoni me gjendjen numerike dhe
strukturën e moshës dhe gjinisë së kafshëve të egra.

42.7. Në rast të ndryshimit të përhershëm dhe  qenësor të kushteve dhe rrethanave në të cilat
bazohet  plani  menaxhues 10 vjeçar i vendgjuetisë, bëhet revidimi i tij. Revidimi bëhet sipas
procedurës së njëjtë që parashihet për nxjerrjen e planit.

42.8. Deri në nxjerrjen e planeve 10-vjeçare, menaxhimi i vendgjuetisë do të bëhet me planet
operative vjetore.

42.9. Përmbajtja, mënyra e dhënies së pëlqimit dhe aprovimit të planeve të menaxhimit të
vendgjuetive dhe planeve vjetore të menaxhimit, përcaktohet me akt nënligjor të nxjerrur nga
ministria.


Neni 43
Planet vjetore të menaxhimit

43.1. Menaxhuesit e vendgjuetive duhet të përgatisin planet vjetore të menaxhimit për çdo
vendgjueti që ata e menaxhojnë.

43.2. Plani  vjetor i menaxhimit duhet të jetë në harmoni me planin 10-vjeçar të menaxhimit me
vendgjueti.

43.3. Menaxhuesi i vendgjuetisë mund t’i jep leje gjahtarëve për të gjuajtur vetëm nëse është
aprovuar plani  vjetor i menaxhimit.

43.4. Plani vjetor i menaxhimit për vendgjuetitë me rëndësi të veçantë aprovohet nga ministria
ndërsa planet vjetore menaxhuese të vendgjuetive të përbashkëta dhe private nga komuna me
pëlqimin paraprak të ministrisë.

43.5. Nëse subjektet e autorizuar për aprovimin e planeve vjetore menaxhuese nga paragrafi 4 i
këtij neni e refuzojnë planin vjetor, menaxhuesi i vendgjuetisë është  i obliguar të bëjë
përmirësimin e planit brenda afatit prej 30 ditësh. Nëse subjekti i autorizuar brenda 30 ditësh nuk
deklarohet rreth planit apo planin e refuzon  pa ofruar shpjegime me shkrim, plani konsiderohet i
aprovuar. Kjo pikë vlen edhe për pëlqimet që kërkohen nga ministria për planet vjetore
menaxhuese.

43.6. Menaxhuesit e vendgjuetisë duhet të mbajnë shënime për veprimet që ata i kanë ndërmarr
për përmbushjen e planeve vjetore menaxhuese dhe t’i bëjnë raport vjetor themeluesit të
vendgjuetisë dhe institucioneve tjera të autorizuara.

43.7. Të gjitha aktivitetet e menaxhimit duhet të jenë në përputhje me planet vjetore menaxhuese
të aprovuara. Nëse për shkak të fatkeqësisë natyrore ose rasteve tjera emergjente nuk mund të
zbatohet plani vjetor menaxhues, menaxhuesi i vendgjuetisë duhet që sa më shpejtë që është e
mundur të njoftoj Ministrinë.

43.8. Pronarët, tokat e të cilëve janë të përfshirë në vendgjueti duhet të lejojnë menaxhuesit e
vendgjuetive që në ato toka të ndërmarrin  veprimet dhe aktivitetet e parapara në planet vjetore të
menaxhimit.


Neni 44
Inventarizimi dhe mbikëqyrja

44.1. Menaxhuesit e vendgjuetive janë të obliguar të  grumbullojnë të dhëna për numrin e
kafshëve të egra brenda vendgjuetisë dhe të dhëna tjera për gjendjen dhe kushtet e jetesës së
kafshëve në vendgjueti.

44.2. Menaxhuesit e vendgjuetive janë të obliguar që shënimet nga paragrafi 1 i këtij neni t’ia
dërgojnë ministrisë me kërkesën e saj e cila e mban regjistrin e kafshëve të egra të të gjitha
vendgjuetive në Kosovë dhe mbikëqyr mbajtjen e numrit dhe kushtet e jetesës së kafshëve.

44.3. Nëse menaxhuesi i vendgjuetisë dështon të ofroj të dhëna për inventarizim ose të dhënat
tjera për kushtet e jetesës së kafshëve, ministria mund të mbyll vendgjuetinë derisa menaxhuesi
të ofroj të dhënat nga ky nen.


Kapitulli VI: Rojet e gjahut

Neni 45
Punësimi i rojeve

45.1. Menaxhuesit e vendgjuetive janë të obliguar të punësojnë një numër të arsyeshëm të rojeve
për të mbrojtur vendgjuetitë nga gjahu i kundërligjshëm dhe dëmtimet tjera të kafshëve të egra.

45.2. Në planet vjetore të menaxhimit, menaxhuesit e vendgjuetive  duhet të deklarojnë numrin
minimal të rojeve që menaxhuesi ka të punësuar dhe që  do të punësoj.

45.3. Rojet e gjahut duhet të mbajnë shenjën e identifikimit dhe uniformën gjersa janë në detyrë.

45.4. Menaxhuesit e vendgjuetive duhet të pajisin rojet e tyre me armë sipas ligjit dhe me mjete të
komunikimit me të cilat u mundësohet komunikimi me menaxhuesin dhe  policinë për të kërkuar
asistencë gjersa  janë në detyrë.


Neni 46
Detyrat dhe përgjegjësitë e rojës së gjuetisë

46.1. Roja e gjahut ka këto detyra dhe përgjegjësi:

a)  heton shkeljet e mundshme të këtij ligji, akteve nënligjore të nxjerrura sipas tij ose rregullave
të vendgjuetisë, në bashkëpunim me autoritetet përkatëse.

b) ndalon personat që posedojnë pajime për gjueti, qenë të gjahut, kafshë gjahu, ose trofej në
ose afër vendgjuetisë, i legjitimon dhe kërkon t’i tregojnë dokumentet që i autorizojnë ata
persona të gjuajnë.

c)  ndalon dhe identifikon personat për të cilët  roja me arsye  dyshon se janë duke bërë shkelje
të këtij ligji, akteve nënligjore të nxjerrura sipas tij ose rregullave të vendgjuetisë.

d)  ndalon dhe kontrollon automjetet dhe mjetet tjera të transportit nëse me arsye dyshon se janë
përdorur në shkelje të  këtij ligji, akteve nënligjore të nxjerrura sipas tij ose rregullave të
vendgjuetisë.

e)  konfiskon përkohësisht kafshën e gjuajtur, trofetë, dhe pajisjet e gjuetisë për të cilat roja me
arsye dyshon se janë përfshirë në shkelje të këtij ligji, akteve nënligjore të nxjerrura sipas tij
ose rregullave të vendgjuetisë dhe ato ia dorëzon policisë.

f) pengon shkatërrimin e vendbanimeve të kafshëve dhe të vegjëlve të tyre, shtrofullave,
çerdheve, dhe vezëve.

g)   vret kafshën e egër të plagosur rëndë ose të sëmurë.

h) lajmëron menjëherë menaxhuesin e vendgjuetisë dhe Shërbimin Veterinar për paraqitjen e
ndonjë sëmundje apo ngordhjen e kafshës së egër apo kafshës tjetër dhe për rrezikun e
drejtpërdrejtë nga fatkeqësitë elementare.

i) informon menaxhuesin e vendgjuetisë dhe organin kompetent për gjuetinë të kundërligjshme.

46.2. Përgatitja shkollore, uniforma, shenja identifikuese, lloji i armës dhe formulari i
fletëparaqitjes përcaktohen me akt nënligjorë të nxjerr nga ministria.


Kapitulli VII: Trofetë

Neni 47
Vlerësimi i trofeve

47.1. Trofetë e kafshëve të egra të gjahut nga neni 4 i këtij Ligji, konsiderohen brirët, dhëmbët,
lëkura, kafka dhe kafsha e balsamuar ose pjesa e saj.

47.2. Trofetë nga paragrafi 1 i këtij neni duhet të vlerësohen.


47.3. Vlerësimin e trofeve e bënë komisioni i përbërë nga vlerësuesit e autorizuar të cilët e kanë
dhënë provimin për vlerësues të trofeve.

47.4. Provimi për vlerësues të trofeve jepet në Federatë.

47.5. Komisionin për vlerësimin e trofeve të vendgjuetive të veçanta e formon Ministria ndërsa
për trofetë e vendgjuetive tjera organi kompetent komunal me propozimin e Federatës.

47.6. Komisionet nga paragrafi paraprak për vlerësimet e trofeve e njoftojnë Federatën e cila
mbanë evidencën e trofeve kulminante dhe të jashtëzakonshme.

47.7. Trofetë mund të nxirren nga vendgjuetia apo nga vendi vetëm me listën e trofeve të cilën e
lëshon komisioni nga paragrafi 3 i këtij neni në formularët e përcaktuar, i cili edhe e mbanë
evidencën e trofeve të kafshëve të egra dhe fletë trofeve të lëshuara.

47.8. Trofetë kulminante mund të blehen nga Ministria.

47.9. Trofetë kulminante nuk mund të shiten jashtë vendit.

47.10. Përjashtimisht ministria mund të lejoj  shitjen e trofeut kulminant jashtë vendit nëse atë nuk
e ka blerë ministria.

47.11. Mënyra e vlerësimit, mbajtjes së evidencës së trofeve, formulari dhe mënyra e lëshuarjës
së listës së trofeve dhe e raportimit mbi vlerësimin e trofeve përcaktohen me akt nënligjor të
nxjerr nga ministria.


Neni 48
Pronësia e kafshëve të vrara dhe trofeve
         
48.1. Çdo kafshë gjahu e vrarë ose zënë gjatë gjuetisë shkencore nga ky ligj dhe çdo trofe nga
kafsha e tillë është pronë e gjahtarit.

48.2. Çdo kafshë gjahu e vrarë ose zënë si lloj dëmtuese   mishi dhe trofeu prej një kafshë të tillë
është pronë e menaxhuesit të vendgjuetisë nëse është vrarë ose zënë në vendgjueti ndërsa
pronë e Ministrisë nëse është vrarë ose zënë jashtë ndonjë vendgjuetisë.

48.3. Çdo kafshë gjahu e vrarë ose zënë gjatë reduktimit apo ndonjë emergjence nga ky ligj dhe
mishi e trofeu i kafshës së tillë është pronë e menaxhuesit të vendgjuetisë.

48.4. Ministria me akt nënligjor mund të rregulloj bartjen e kafshëve të egra nga një vend në
tjetrin, vënien në qarkullim të kafshëve të egra, inspektimin dhe shitjen e mishit të kafshëve të
gjahut të gjuajtura me leje.

48.5. Askush nuk mund të posedoj, shes, blej, ose tregtoj çfarëdo kafshe gjahu  vrarë në mënyrë
të kundërligjshme ose zënë ose çdo trofeu ose produkti të prodhuar prej një kafshe të tillë.


Kapitulli VIII: Parandalimi dhe kompensimi i dëmeve

Neni 49
Dëmet nga kafshët e egra
                                             
49.1. Menaxhuesi i vendgjuetisë gjegjësisht pronari apo shfrytëzuesi i tokës në të cilën gjendet
vendgjuetia si dhe sipërfaqja e tokës jashtë vendgjuetisë në të cilat gjinden kafshët e egra
detyrohen që të ndërmarr masa për pengimin e dëmeve që mund t’i shkaktojnë kafshët e egra
pronës  dhe njerëzve në vendgjueti.

49.2. Për pengimin e dëmeve nga kafshët e egra, menaxhuesi i vendgjuetisë duhet të ndërmerr
këto masa:

a)  të mbajë gjendjen numerike të kafshëve të egra në numër optimal gjegjësisht  në kapacitetin
e paraparë për vendgjuetinë;
b)  të siguroj ushqim dhe ujë të mjaftueshëm në vendgjueti;
c) pronarët e kulturave bujqësore dhe pyjore në bashkëpunim me menaxhuesin e vendgjuetisë
duhet të zbatojnë masa preventive për mbrojtjen e kulturave bujqësore dhe pyjore duke
përdorur preparate kimike  dhe mjete mekanike,  frikësuese dhe ngritjen e gardheve.
d)  sigurimi i ushqimit dhe mbjellja e kulturave bujqësore në vendgjueti me qëllim të mbajtjes së
kafshëve të egra larg pronave ku mund të shkaktohen dëme eventuale,

49.3. Ministria me akt të veçantë nënligjor përcakton masat për parandalimin e dëmeve nga
kafshët e egra.


Neni  50
Masat për pengimin e dëmit

50.1. Me aktin e themelimit të vendgjuetisë përcaktohen masat për pengimin e dëmeve nga
kafshët e egra të cilat  i ndërmerr menaxheri i vendgjuetisë, e sidomos:

a). nxjerrjen e planit vjetor për masat të cilat i ndërmerr për pengimin e dëmeve nga kafshët e
egra (sezonale, llojit të kafshës së egër, llojit të demit nga kafsha e egër, kulturave
bujqësore dhe të ngjashme),

b)  furnizimin me mjete mbrojtëse për realizimin e planit vjetor nga paragrafi 1. pika c e këtij
neni,

c) me kërkesën e shfrytëzuesve të tokave, bën shpërndarjen falas të mjeteve të nevojshme
mbrojtëse të parapara me planin vjetor dhe ofron udhëzime për përdorimin e tyre.

50.2. Masat nga paragrafit 1 i këtij neni nuk aplikohen për pemishte të rrethuara, plantazhe dhe
kultura tjera të ngjashme në pengimin e dëmeve nga kafshët e egra.


Neni 51
Mbrojtja e të lashtave

Po qe se menaxheri i vendgjuetisë mban numër të kafshëve mbi numri e paraparë me Planin
menaxhues, detyrohet që me shpenzime të veta dhe me preparate të përshtatshme kimike dhe
mjete mekanike t’i mbroj të mbjellurat dhe të lashtat e rrezikuara nga dëmet nga kafshët e egra.
Neni 52
Të drejtat dhe detyrimet e pronarëve dhe shfrytëzuesve të tokave

52.1.  Pronarët përkatësisht shfrytëzuesit e tokave kanë të drejta dhe obligime:

a)   që me mjete përkatëse të siguruara nga menaxhuesi i vendgjuetisë dhe të përdorura sipas
udhëzimeve të tij, të ndërmarrin masa në mbrojtjen e kopshtijeve, fidanishteve dhe të
lashtave të tyre në pengimin e dëmeve nga kafshët e egra,

b)  ta lajmërojnë sa më parë menaxhuesin e vendgjuetisë mbi rrethanat që mund të ndikojnë në
masat e ndërmarra për parandalimin e dëmeve të cilat mund t’i shkaktojnë kafshët e egra
në token e tij, sikurse edhe të dëmeve të sapofilluara,

c) t’i mundësojnë menaxhuesit që në tokat e tij të ndërmerr masa për pengimin e dëmeve nga
kafshët e egra,

d)   që të largojnë  të lashtat   bujqësore  në afatin  optimal.

522. Pronarët përkatësisht shfrytëzuesit e tokave kanë të drejtë të kërkojnë nga organi kompetent
i themeluesit të vendgjuetisë zbatimin e masave për pengimin e dëmeve nga kafshët e egra nëse
menaxhuesi i vendgjuetisë nuk i ndërmerr masat e përcaktuara me këtë ligj.


Neni 53
Zvogëlimi i numrit të kafshëve të egra

53.1. Me kërkesën e pronarëve apo shfrytëzuesve të tokave, ministria me akt të veçantë nënligjor
mund të vendosë të zvogëlohet  numri i  llojit të caktuar të kafshëve të egra të cilat shkaktojnë
dëme të përmasave të mëdha në kultura bujqësore , po qe se masat e parapara me këtë ligj nuk
janë treguar mjaft të suksesshme  dhe ekonomikisht të  arsyeshme.

53.2. Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së njerëzve dhe kafshëve, komunat,
menaxhuesit e vendgjuetive, personat fizik dhe juridik të cilët ushtrojnë veprimtari të bujqësisë
dhe pylltarisë janë të obliguar të organizojnë dhe të marrin pjesë në zvogëlimin e numrit të
kafshëve të egra në zonat e rrezikuara dhe sjelljen e tyre në numër të arsyeshëm.

53.3. Në vendgjuetitë dhe sipërfaqet e tokave jashtë saj në të cilat është paraqitur sëmundje
ngjitëse apo që mund të  paraqitet, menaxhuesi i vendgjuetisë si dhe personi i cili kujdeset për
mbrojtjen e kafshëve të egra është i obliguar të zbatoi masat për mbrojtjen e shëndetit të
kafshëve dhe të lajmëroi Shërbimin Veterinar mbi rrezikun e përhapjes së saj.

Neni 54
Kompensimi i dëmit

54.1. Për dëmin të cilin e shkaktojnë kafshët e egra që mund të gjuhen gjatë sezonës së hapur të
gjuetisë, përgjegjës është menaxhuesi i vendgjuetisë në të cilën kafsha përherë jeton, me kusht
që i dëmtuari ka ndërmarrë masat e parapara për pengimin e demit nga kafsha e egër, të cilat ka
qenë i detyruar ti ndërmarri në harmoni me këtë ligj dhe aktet nënligjore të nxjerrura sipas tij.

54.2. Kafshët e gjahut që gjinden në ose afër vendgjuetisë ku është bërë dëmi, konsiderohen se
jetojnë përherë në atë vendgjueti, përveç nëse menaxhuesi i vendgjuetisë e vërteton të
kundërtën.

54.3. Nëse Qeveria apo ndonjë ministri përkatëse përkohësisht ose përherë e ndalon gjuetinë e
kafshëve të gjahut, atëherë ajo  është përgjegjëse për dëmet që i shkaktojnë kafshët e gjahut.
Ndalimi i gjuajtjes së kafshëve të gjahut nuk përfshinë caktimin e sezonës së hapur  për kafshët
nga neni 8.

54.4. Personat të cilët kullosin bagëtinë në kullosat për të cilat nuk posedojnë leje për kullotje
apo nuk paguajnë taksën e caktuar për kullosë si dhe personat të cilët gjuajnë në mënyrë të
kundërligjshme nuk kanë të drejt në kompensim të demit të shkaktuar nga kafshët e egra gjatë
gjuetisë.


Neni 55
Dëmet në kafshët e egra

55.1. Për mbrojtjen e kafshëve të egra në vendgjueti, menaxhuesi i vendgjuetisë  ndërmerr këto
masa:

a)  mbrojtja me ndalesën e gjuetisë të llojeve të caktuara të kafshëve të egra gjatë tërë vitit;
b)  mbrojtja me ndalesën e gjuetisë gjatë sezonit të gjuetisë të llojeve të caktuara;
c)  mbrojtja e kafshëve të egra në rast të fatkeqësive elementare ( zjarri ,vërshimi, bora,
thatësia e madhe, etj.);
d)  mbrojtja nga sëmundjet e kafshëve në vendgjueti;
e) evidentimi i kafshëve të sëmura dhe ndërmarrja e masave për kontrollim  nga veterinari;
f)  ndërmarrja e masave në sanimin e gjendjes numerike të kafshëve të egra, nëpërmes
zvogëlimit të gjuetisë deri sa të arrihet numri i duhur i tyre në vendgjueti;
g)  pengimi i gjuetisë së kundërligjshme, mbrojtja e të vegjëlve dhe pengimi i përdorimit të
preparateve të helmimit si dhe  veprimet të tjera të pa lejuara sipas këtij ligji.
h)  në rrugë, në vendet ku mund të kalojnë kafshët e egra i propozon Organit kompetent
vendosjen e shenjave të komunikacionit dhe të kufizimin e shpejtësisë.

55.2. Personat juridik apo fizik të cilët gjuajnë kafshë të egra në kundërshtim me këtë ligj apo në
mënyrë tjetër i shkaktojnë dëme vendgjuetisë detyrohen që dëmin e shkaktuar t’ia kompensojnë
menaxhuesit të vendgjuetisë.

55.3. Vlerësimi i dëmit bëhet nga Komisioni për vlerësimin e demit i cili formohet për vendgjuetitë
me rëndësi të veçantë, nga ministria ndërsa për vendgjuetitë tjera, nga Komuna.

55.4. Kompensimi i demit bëhet me marrëveshje në mes të menaxhuesit të vendgjuetisë dhe
personit i cili ka shkaktuar dëmin. Po qe se në afat prej 30 ditëve nuk arrihet marrëveshja për
kompensim të demit menaxhuesi i vendgjuetisë kompensimin e demit e realizon përmes gjykatës
në procedurë të rregullt gjyqësore.

55.5. Ministria me akt nënligjor cakton listën e çmimeve gjegjësisht vlerën e kafshëve të gjahut
sipas së cilës bëhet kompensimi, procedurën e kompensimit si dhe përbërjen e komisioneve për
vlerësimin e dëmeve.

Neni 56
Qentë dhe Macet
         
56.1. Pronarët e qenve nuk mund t’i lëshojnë qentë të bredhin të pakontrolluara në vendgjueti.

56.2. Pronarët e kafshëve bujqësore mund t’i përdorin qentë e tyre në vendgjueti për të mbrojtur
dhe kontrolluar kafshët e tyre, por numri i qenve nuk duhet të jetë më i madh se që është e
nevojshme për mbrojtje dhe kontroll efektive, dhe qentë duhet të jenë nën kontroll të bariut.

56.3. Pronarët e qenve dhe maceve janë përgjegjës për dëmet që qentë dhe macet e tyre i
shkaktojnë në kafshët e gjahut në vendgjueti.

56.4. Ministria me akt nënligjor mund të autorizoj menaxhuesit e vendgjuetive të kontrollojnë
qentë dhe macet endacake në vendgjueti.


Kapitulli IX – Mbikëqyrja dhe Inspektimi

Neni 57
Mbikëqyrja

Mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave të këtij ligji dhe akteve nënligjore të nxjerrura sipas tij e bën
ministria përmes Inspektorëve të gjuetisë dhe organeve tjera të autorizuara.


Neni  58
Autorizimet dhe detyrat e Inspektorit të gjuetisë

58.1. Inspektori i gjuetisë është i autorizuar dhe ka për detyrë të:

a) kontrollon vengjuetinë, objektet menaxhuese dhe teknike dhe kushtet tjera të përcaktuara të
vendgjuetisë të cilat menaxhuesi është i obliguar t’i plotësoi për të menaxhuar me vendgjuetinë,
si dhe mënyrën e shënimit të kufijve të vendgjuetisë;

b). kontrollon zbatimin e Planit menaxhues dhe planeve operacionale vjetore të menaxhimit me
vendgjuetitë;

c) kontrollon librat afariste dhe dokumentacionin tjetër kur paraqitet nevoja  me qëllim të shikimit
të shfrytëzimit të mjeteve, zbatimin e rregullave dhe masave të cilat kanë të bëjnë me kafshët e
egra dhe me vendgjuetitë;

d) kontrollon gjuajtjen e kafshëve të egra, lejen për gjuajtjen e kafshëve të egra, fletë përcjelljet
dhe listat e trofeve për kafshën e egër të gjuajtur;


e) kontrollon përdorimin e armëve dhe municionit të përshtatshëm për gjueti;

f) kontrollon zbatimin e masave për pengimin e dëmeve nga kafshët e egra dhe urdhëron masat e
përkohshme për pengimin e dëmeve në kafshë të egra;

g) bën kontrollin e masave të ndalimit nga neni 9 i këtij ligji;

h) kontrollon punëtoritë e personave që bëjnë balsamimin e kafshëve;

i) përkohësisht ndalon të gjitha veprimet  të cilat janë në kundërshtim me këtë ligj dhe aktet
nënligjore të nxjerrura në bazë të tij;

j) përkohësisht  konfiskon kafshën e egër të gjuajtur në mënyrë të kundërligjshme  dhe pjesët e
saja, ndalon vënien në qarkullim ose përvetësimin e pa ligjshëm të kafshës së mbytur dhe
pjesëve të saja si dhe mjetet dhe pajisjet me të cilat është kryer veprimi i dyshuar, deri në
Vendimin përfundimtarë të organit kompetent;

k) urdhëron masat për pengimin e dëmeve në rastet urgjente në të cilat mund të shkaktohen
dëme me përmasa me interes të përgjithshëm;

l) i njofton organet kompetente për pa rregullsitë e konstatuara dhe marrjen e masave për
evitimin e tyre.

58.2. Të gjithë personat juridik dhe fizik të cilët i nënshtrohen inspektimit janë të obliguar që
inspektorit të gjuetisë t’i mundësojnë inspektimin e papenguar dhe ti ofrojnë të gjitha shënimet e
kërkuara.



Neni 59
Marrja e masave

59.1. Po qe se Inspektori i gjuetisë në procedurën e inspektimit vërteton se janë shkelur
dispozitat e këtij ligji apo akteve të nxjerrura në bazë të tij, me Aktvendim urdhëron evitimin e pa
rregullsive dhe mangësive brenda afatit të caktuar.

59.2. Kundër Aktvendimit të Inspektorit të gjuetisë mund të ushtrohet ankesë ministrisë në afat
prej 15 ditëve nga dita e pranimit.

59.3. Ankesa e ushtruar kundër Aktvendimit nuk e pengon ekzekutimin.

59.4. Nëse Inspektori i gjuetisë, gjatë inspektimit konstaton se shkelja paraqet kundërvajtje apo
vepër penale, është i detyruar të ushtroi kërkesë për inicimin e procedurës kundërvajtëse
përkatësisht fletëparaqitje për inicimin e procedurës penale.



Neni 60
Kualifikimi i Inspektorëve të gjuetisë dhe identifikimi

60.1. Punët e Inspektorit të gjuetisë mundet t’i ushtroi personi i cili ka të kryer Fakultetin e
pylltarisë, veterinarisë gjegjësisht Fakultetin e bujqësisë drejtimi i blegtorisë ose  Fakulteti i
biologjisë dhe provimin profesional për Inspektor të gjuetisë me së paku 3 vjet përvojë të punës
në lëmi.

60.2. Programin për pjesën e posaçme të provimit profesional nga paragrafi 1 i këtij neni e
përcakton ministria.

60.3. Inspektori i gjuetisë pajiset me dokument zyrtarë të identifikimit. Formën dhe përmbajtjen e
dokumentit zyrtarë të identifikimit e përcakton ministria.

Kapitulli X: Dispozitat ndëshkimore

Neni 61
Dënimet

61.1. Me dënim me gjobë në shumë prej 1.000 deri 10.000 € do të dënohet për  kundërvajtje
personi  nëse:

a) lejon gjuajtjen apo gjuan  kafshë të egra jashtë sezonit të hapur për gjueti (neni 8. paragrafi
6, 7,);

b) organizon apo lejon gjuajtjen e kafshëve të egra ose gjuan kafshë të egra me teknika dhe
mjete të ndaluara për gjueti (neni 9);

c) kultivon kafshë të egra në numër i cili nuk është në harmoni me ekuilibrin biologjik të
vendgjuetisë (neni 14 paragrafi 1);

d) gjuan kafshët e egra në vendet e ndaluara për gjueti ( neni 24);

e) e jep të drejtën e gjuetisë në vendgjueti apo në pjesën e saj  me nën qira në kundërshtim me
dispozitat e këtij Ligji (nenit 34. paragrafi 6);

f) ngritë apo riparon anekse për nevoja të gjahtarëve në kundërshtim me këtë Ligj
    (neni 39.1 pika g);

g)  nuk e ka të organizuar shërbimin e rojës së gjuetisë dhe numër të punësuarve të paraparë
me Planin operativ (neni 39.1 pika (i) dhe neni 45);

h)  organizon apo lejon gjuajtjen e kafshëve të egra pa Program zhvillimor dhe pa Planet
menaxhuese (neni 40);

i)  nuk i zbaton Planet dhe Programet e menaxhimit me kafshë të egra (neni 41,42 dhe 43);

j)  nuk e zbaton revidimin e Planit menaxhues në rastet e parapara me ligj (neni 42 paragrafi 7);

k) nuk ofron mbrojtjen e kulturave bujqësore dhe të mbjellurave tjera për shkak të numrit të
kafshëve të egra mbi numrin e paraparë me Planin menaxhues (neni 51);

l)   nuk e njofton Shërbimin Veterinar kur kupton se te  kafshët e egra në vendgjueti dhe jashtë
saj është paraqitur apo mund të paraqitet sëmundja ngjitëse dhe nuk ndërmerr masat e
duhura për pengimin e paraqitjes së saj (neni 53. paragrafi 3);

m) nuk ndërmerr masa për pengimin e gjuetisë së kundërligjshme, mbrojtjes së të vegjëlve të
tyre dhe veprime të tjera (neni 55 paragrafi 1).        

61.2. Me dënim me gjobë në shumë prej 500 deri 5.000 € do të dënohet për kundërvajtje personi
nëse:

a) përdor helm për vrasjen e kafshës së egër brenda vendgjuetisë pa e informuar menaxhuesin
e vendgjuetisë ose gjuan kafshë të egra gjatë natës (neni 9 paragrafi 2 dhe 4 );

b)  lejon përdorimin e gjahut grupor për vrasjen ose zënien e kafshëve thundrore përveç
derrave të egër (neni 9 paragrafi 6);

c)   lejon që qentë të mundojnë ose sulmojnë kafshën e plagosur (neni 9 paragrafi 7);

d)  lejon ose gjuan kafshë të egra me pushkë ose municion të gjuetisë të cilat nuk janë të
lejuara dhe nuk i përgjigjen fuqisë ose rezistencës së llojit të caktuar të kafshës, apo me
armë ose municion të ndaluar për gjueti (neni 10. paragrafi 1);

e)  lejon gjuajtjen e kafshëve të egra personit i cili nuk i plotëson kushtet për gjueti apo nëse
merret me gjueti pa qen i kualifikuar për gjahtar (neni 11 paragrafi 1);

f)  vret kafshën e egër dëmtuese pa e informuar policinë dhe pa lejen e menaxhuesit të
vendgjuetisë (neni 13 paragrafi 3 dhe 5);

g)  në vendgjueti sjellë lloje të reja të kafshëve të egra me të cilat vjen deri të rritja e numrit të
kafshëve të egra, pa lejen e ministrisë (neni 39.1 pika (f) );

h)  bartë, mundëson apo lejon bartjen e trofeve të kafshëve të egra nga vendgjuetia ose nga
vendi pa listën dhe formularin e trofeve (neni 47 paragrafi 7);

i)  nuk ndërmerr masat e duhura për pengimin e dëmeve nga kafshët e egra (neni 49);

j)  nuk organizon apo nuk merr pjesë në zvogëlimin e numrit të kafshëve të egra në zonat e
rrezikuara dhe sjelljen e tyre në numër të arsyeshëm (neni 53 paragrafi 2).            
61.3. Me dënim me gjobë në shumë prej 200 deri 2.000 € do të dënohet për kundërvajtje personi
nëse:

a)  nuk mundëson në vendgjueti gjuetinë për qëllime shkencore apo e mundëson pa leje për gjah
nga ministria apo nëse gjuan për qëllime shkencore pa lejet e nevojshme (neni 12);

b)  nuk e bën shënimin dhe mirëmbajtjen e kufijve të vendgjuetisë (neni 25);

c)  nëse nuk ndërmerr masat e nevojshme për parandalimin e dëmeve ndaj kafshëve të egra
dhe nuk tregon kujdes gjatë përdorimit të preparateve kimike, korrjeve dhe kositjeve (neni
23 paragrafi 1 dhe 2);

d) i shkatërron apo dëmton objektet në vendgjueti ose merr, dëmton, lëviz ose shkatërron
shenjat e kufijve administrativ të vendgjuetive (neni 39 pika 1/d dhe neni 25 paragrafi 3);

e)  nuk e bën vlerësimin e trofeve dhe nuk mban evidencën e tyre (neni 47);

f)  nëse shet, blen apo tregton çfarëdo kafshe gjahu të vrarë apo të zënë në mënyrë të
kundërligjshme ose çfarëdo trofe ose produkt të prodhuar prej kafshës së gjuajtur (neni 48
paragrafi 5);

g)  lejon që qentë të bredhin në vendgjueti të pa kontrolluar (neni 56 paragrafi 1 dhe 2);

h)  pengon inspektorin e gjuetisë në kryerjen e mbikëqyrjes apo nuk i ofron shënimet e
kërkuara (neni 58 paragrafi 2);

i)  nuk vepron sipas vendimit të inspektorit të gjuetisë dhe urdhrave të rojës së gjahut (neni 59
paragrafi 1 dhe neni 46);



Neni 62
Masat mbrojtëse

Përveç dënimit për kundërvajtje nga neni 61 personit mund t’i shqiptohet edhe masa mbrojtëse e
konfiskimit të mjetit-sendit që është përdorë apo është destinuar për kryerjen e kundërvajtjes si
dhe masa mbrojtëse e konfiskimit të pasurisë së arritur si rezultat i kundërvajtjes apo që ka
mbetur si rezultat i kryerjes së kundërvajtjes.                



Kapitulli XI: Dispozitat Përfundimtare
Neni 63

63.1. Të gjitha vendgjuetitë e themeluara sipas ligjeve të mëparshme mbesin në fuqi deri në
themelimin e vendgjuetive sipas këtij ligji.

63.2. Personi që menaxhon me vendgjueti sipas ligjeve paraprake, vazhdon të menaxhoj atë deri
në dhënien e vendgjuetive në menaxhim sipas procedurave të përcaktuara me këtë ligj.

63.3. Caktimi i vendgjuetive me rëndësi të veçantë dhe vendgjuetive të përbashkëta  si dhe
dhënia e tyre në menaxhim duhet të bëhet në afat prej dy vitesh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij
ligji.

63.4. Planet ekzistuese menaxhuese dhe operacionale të vendgjuetisë mbesin në fuqi deri në
themelimin dhe dhënien në menaxhim të vendgjuetive sipas dispozitave të këtij ligji.

63.5. Personat të cilët e kanë të dhënë provimin për gjahtar para aprovimit të këtij ligji,
konsiderohen si gjahtar i kualifikuar.



Neni 64
Ligji i zbatueshëm

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Ligji për Gjuetinë (Gazeta Zyrtare e KSAK nr. 37 e dt.
05 tetor 1979) si dhe dispozitat e ligjeve tjera të cilat janë në kundërshtim me këtë ligj.


Neni 65
Hyrja në Fuqi

Ky Ligj hyn në fuqi pas miratimit të tij nga Kuvendi i Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi
Special i Sekretarit të Përhershëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.


Ligji Nr. 02/L-53
16 dhjetor 2005

BURIMI GAZETA ZYRTARE E REPOPLIKES SE KOSOVË

Post a Comment

[blogger][facebook]

Author Name

Contact Form

Name

Email *

Message *

Powered by Blogger.