aaaaaaaaaaaa


Kujdesi per macet!
Për shumë njerëz, macet janë kafshët ideale për shtëpinë e tyre. Kjo ndoshta për faktin e personalitetit lozonjar që ato kanë, afeksionin që tregojnë apo paraqitjen e tyre.

Pavarësisht se ato janë të këndshme, duan shumë kujdes nga ne për të qenë sa më të shëndetshme, ja disa sugjerime.

1- Nëse ende nuk keni marrë një mace.

Nëse ende nuk keni një mace, por po mendoni të merrni një të tillë, atëherë gjeni racën që i përshtatet më shume ambientit tuaj dhe stilit tuaj të jetesës, për këtë mund të kërkoni në internet.

2- Trajnojeni sa më shpejt macen tuaj.

Që ajo të mos mësohet me zakone të këqija, duke ndotur në shtëpi etj, në mënyrë të menjëhershme duhet ta trajnoni atë. Ka shumë teknika trajnimi të cilat ju ndihmojnë që të mësoni macen tuaj se si të jetë një anëtar shembullor në familjen tuaj.

3- Ushqimi.

Ju duhet ta ushqeni atë me ushqim përkatës për mace ose të pyesni veterinerin për ushqimet që i përshtaten. Nuk duhet t’i jepni maces tuaj asnjëherë çokollatë, pasi i shkakton problem me stomakun. Mund t’i jepni  fruta si: banane, molle, dardhë etj.

4- Çdo vit duhet ta çoni macen tuaj për një “check up” te veterineri, gjithashtu vaksinat duhen bërë në mënyrë të rregullt.

Picture
 Mosha ideale për të  blerë një qen

Mosha ideale e qenit që doni të blini është në përgjithësi nga 2 deri në 3 muajsh. 

Qenushit i është ndërprerë dhënia e gjirit në moshën 6-javëshe, por ka nevojë për nënën e tij edhe për pak kohë. Megjitahtë asgjë nuk mund t’ju ndalojë për ta blerë qenin përpara kësaj moshe.Kur kalon moshën 3 deri në 4 muajsh, qeni ka marrë shumë zakone dhe është më e vështirë për ta mësuar, por nuk është e pamundur.

Kujdes!
Një qen që merret tepër herët nga nëna e tij rrezikon të jetë më agresiv (apo më frikacak) ndaj qenve të tjerë, të zotërve të tij apo personave të tjerë, sepse ai nuk i merr plotësisht nocionet e distancës së sigurisë dhe respektit për tjetrin.

Picture
      MOS MË LINI NË MAKINË!!!

Lënia e qenit apo maces në makinë mund të jetë fatale, qoftë edhe vetëm për 5 minuta dhe kur koha nuk është e nxehtë.

Në një rast fatal, temperatura në makinë ishte vetëm 20 gradë. E zonja e qenit shkoi në shtëpi vetëm për 15 minuta, por u kthye tepër vonë. Hija ku ishte parkuar makina, ishte ç’vendosur dhe dielli e kishte kthyer makinën në një ferr të vërtetë. Kur temperatura është 22 gradë jashtë, në makinë ajo mund të arrijë deri në 47 gradë, nëse makina është në diell. Edhe nëse makina është në hije, në makinë temperatura mund të jetë 11 gradë më e lartë se jashtë.

Kur temperatura trupore e qenit arrin në 41 gradë (temperatura e tij normale është 38 gradë), mund të preket sistemi i tij nervor. Ai mund të ketë gjithashtu probleme në zemër, mëlçi ose disa organe mund të pushojnë së funksionuari, gjë për të cilën mjaftojnë edhe pak minuta.                                                                                                                                                                                                                                Duhet pasur gjithashtu parasysh se edhe brenda në shtëpi temperatura mund të bëhet tepër e lartë për kafshët.

Picture
  Si propozojnë pinguinët?

Pinguinët jo vetëm janë të bukur, por janë edhe shumë romantikë kur vjen puna tek propozimi i të dashurave të tyre. Ka dy mënyra tradicionale shumë të bukura dhe unike që lidhen me propozimin mes pinguinëve..


Gjithashtu ata janë ndër kafshët e rralla që janë monogamë, e zgjedhin partneren e tyre përgjatë gjithë jetës.

Kur pinguini mashkull bie në dashuri me pinguinen femër ai kërkon në të gjithë plazhin për të gjetur guralecin më perfekt të plazhit. Kur më në fund e gjen, ai shkon tek e preferuara e tij dhe e lëshon guralecin përpara këmbëve të saj, nëse ajo e merr atë do të thotë që pranon dashurinë e tij.

Gjatë sezonit të çiftëzimit, pinguinët mblidhen të gjithë së bashku në plazh me guralecët e gjetur. Secili pinguin i prezanton të pëlqyerës së tij guralecin, nëse guraleci pranohet ata janë partner për të gjithë jetën.

Fakte të tjera mbi pinguinët:

- Pinguinët futen në familjen e shpendëve, ata janë zogj që kanë humbur aftësitë në fluturim miliona vjet përpara. 

- Sytë e pinguinëve funksionojnë më mirë në ujë sesa në tokë. 

- Pinguinët kalojnë 75 % të jetës së tyre në det.




Picture
Aksesorët e domosdoshëm për një këlysh
Para se të prisni në shtëpi këlyshin tuaj, sigurohuni se keni marrë gjithçka që nevojitet.

Ju duhet të përgatiteni jo vetëm shpirtërisht për udhëtimin e bukur që do të nisni për ndoshta më shumë se dekada në vijim, ndaj kujdesuni që të mos ju mungojë, me ardhjen e këlyshit në shtëpi:

Ushqim cilësor e i përshtatshëm për moshën e racën e këlyshit. Enë ku të ushqehet e të pijë ujë. Medalioni i identifikimit me të dhënat tuaja. Një qafore, mundësisht nailoni. Një litar sipas dëshirës, por asnjëherë shumë i gjatë, në mënyrë që ta kontrolloni ku shkon. Një krevat për qen, kolibe dhe shtroje të përshtatshme vetëm për të. Krehër dhe furça për t’u kujdesur për qimen. Shampo dhe furçë dhëmbësh (për të cilat vërtet ka nevojë). Prerëse thonjsh. Produkte kundër parazitëve të jashtëm e të brendshëm të qenit.

Picture
Jetë qeni për t’u pasur zili edhe nga njerëzit!


Quhet Chloe Pom dhe është qenushja më me fat në botë! Ka një gardërobë me mbi 300 veshje, bën pedikyr, shijon banjo aromatizuese etj.

Qenushja është 7 vjeçe dhe pronarja e saj Karen Lee-Christian, nga Atlanta ka shpenzuar mijëra paund me fustanet, xhaketat dhe veshjet e tjera të princeshës së saj të bardhë. Qeni ka një banjo speciale. Karen thotë se ajo ka punësuar një stiliste e cila i bën veshjet vetëm për qenin e saj. Përveç këtyre princesha Chloe ka dhomën e saj si të një vajzë adoleshenteje. Karen thotë se e ka si fëmijë dhe prandaj e llaston.

Picture
Këshilla për kujdesjen e qenushit tuaj!

Ajo çka shumë njerëz harrojnë, sipas veterinerëve, është që rritja e një kafshe shtëpiake, të shëndetshme dhe të mirë, kërkon investim në kohë dhe energji.

Më poshtë janë disa pika udhëzuese, se si mund të kujdeseni që qenushi juaj të rritet sa më mirë. Mos harroni, pas çdo udhëzimi, duhet të shtoni dozat e maksimumit të dashurisë për kafshën tuaj, ata jo vetëm që e ndjejnë këtë, por edhe kanë shumë nevojë.

-Çojeni qenushin sa më parë te veterineri, për kontrollet e detyrueshme.

-Trajnoheni bashke më veterinerin, kur qenushi është ende i vogël. Nisini t’i mësoni rregullat, që në muajt e parë, sepse atëherë ai fillon të përvetësojë reflekset e duhura.

-Sigurohuni që qenushi juaj të marrë sasinë e duhur të ushqimit, të pushojë rregullisht dhe të ngopet me gjumë. Krijojini ambientin e përshtatshëm për t’u qetësuar, pasi qenushët e vegjël janë si fëmijët, duan gjumë.

-Trajnoje që të jetë i shoqërueshëm. Në mënyrë që të rrisni një qen të ekuilibruar dhe me sjellje korrekte, për të mos u bërë problem më pas, ju duhet të ndërgjegjësoheni që qentë kanë nevojë të socializohen me praninë e njerëzve.

Post a Comment

[blogger][facebook]

Author Name

Contact Form

Name

Email *

Message *

Powered by Blogger.