Si të jemi me humor të mirë



Ndjenja për humor mund të jetë pasuria më e madhe e një personi. Kjo aftësi mund t’ju ndihmojë të komunikoni me lehtësi me të tjerët, njëherazi ndihmon në përmirësimin e shëndetit tuaj dhe në relaksimin e mendjes dhe trupit në momente tensionesh. Çfarë është me rëndësi të kuptohet është se ju nuk duhet të jeni argëtues ose humorist për të nxjerrë ndjenjën e humorit nga vetja, krejt çka ju duhet është që të dini t’i shihni gjërat në një mënyrë më të ‘lehtë’ dhe më pozitive.




Psikologë të mbledhur nga klinikat më të njohura të “Qasjeve integruese”, nga AMSTERDAM, BOSTON, HEIDELBERG, LONDON, NEW YORK, OXFORD, PARIS, SAN DIEGO, SAN FRANCISCO, SYDNEY dhe TOKYO, rekomandojnë disa nga mënyrat dhe përfitimet e të pasurit të ndjenjës së humorit dhe disponimit të mirë.



1.
Të përfitosh përmes humorit. Të aktivizosh ndjenjën tënde të humorit është e lehtë, ngase secili prej njerëzve e ka atë në vete, krejt çka u duhet është që gjërat t’i shohin gjithmonë përmes -anës pozitive, edhe atëherë kur situata është tejet negative. Të identifikuarit e gjërave në rrugë pozitive do t’ju bëjë që të reduktoni stresin dhe ankthin, si dhe rritjen e aftësive përballuese dhe vetë-respektit.

Njerëz me ndikim në botë tregojnë nga historitë e tyre të jetës se një nga gjërat që ata i ka bërë të suksesshëm është se asnjëherë nuk kanë pranuar që t’i shohin gjërat në negative, bilës as atëherë kur në një sallë me 100 vetë, kundër i kanë pasur 99. Aftësia e të kthyerit të gjërave në pozitive mbështetet në humorin e mirë, dhe humori është ndjenjë që mbështetet në reduktim të dhimbjes dhe stresit, rritje të kreativitetit, rritje të mirëdashësish dhe marrëdhënie më të lumtur me të tjerët.

2.
Mëso të buzëqeshësh. Nuk ka njeri në këtë planet që mund të duket keq kur buzëqesh me ‘zemër’. E qeshura është një çelës për shumë punë në këtë botë dhe është ndjenja kryesore e humorit të mirë. Fokusohuni në qeshjen tuaj, më shumë çdo ditë, madje edhe duke qeshur me veten. Gëzojuni gjërave të vogla, gjeni humor në situata të përditshme, dhe gjeni humor në fatkeqësitë e jetës. Buzëqeshuni sa më shpesh që të mundeni. Provoni po ashtu t’i bëni të tjerët të qeshin. Bëni qeshjen një prioritet për veten tuaj dhe për të tjerët.

3.
Shikoni dhe mësoni. Nëse ju nuk jeni i sigurt se si të qeshni më shumë dhe si ta gjeni ndjenjën e humorit në vetën tuaj, atëherë shikoni të tjerët që i keni afër se si ia arrijnë të jenë shpesh të qeshur. Mësoni nga mënyra se si ata japin përgjigje për gjëra që ju i shihni shume ‘zi’ dhe pa zgjidhje të mirë. Pra, pyetni veten se si miqtë dhe familjarë tuaj janë aq shpesh të qeshur në botën e njëjtë me tënden dhe kupto si i shohin gjërat që u ndodhin?

Provoni duke shikuar filma me humor të mirë, duke përfshirë edhe filma me Bill Murray, Eddie Murphy, Adam Sandler, Kristen Wiig, Steve Martin ose Chevy Chase. Shikoni filma me komedi klasike, të tilla si “Njihu me Prindërit e mi”, “Frankenshteinët e Rinj”, “Monty Python dhe i Shenjti”, “Blazing Saddles”, “Trading Places”, “Finding Nemo” dhe “Bridesmaids”.

4.
Përqendrohuni më shumë në ‘të gjesh kënaqësi’ se sa ‘të jesh argëtues’. Duke pasur një ndjenjë pozitive që ju rrethon dhe ju mbush me humor të mirë, atëherë pavarësisht asaj që jeta hedh në ju argëtimi nuk do t’ju mungojë. Mos harroni të mbani vetën të fokusuar në ‘të gjesh kënaqësi’.



5.
Mësoni disa barsoleta. Ndarja e humorit me të tjerët është një mënyrë e fortë për të krijuar lidhje. Mësoni disa shaka të shkurtra. Ju gjithashtu mund të gjeni foto me humor, deklarata qesharake nga të njohurit, dhe t’i ndani ato me të tjerët. Shikoni për gjëra që shkojnë me stilin tuaj të humorit dhe jepni sharmë ditëve tuaja.

6.
Rrethoni veten me njerëz pozitivë. Mendoni në lidhje me miqtë tuaj më argëtues dhe pozitiv. Si mund ata të rrëshqasin gjithmonë me humor të mirë në një bisedë me rëndësi? Çfarë lloj stili përdorin ata që e bëjnë një bisedë të rëndë – aq të lehtë?

Kontrolloni për format që të tjerët taktizojnë gjatë bisedave. Fokusohuni në të mësuarit e asaj se si disa njerëz arrijnë të jenë të qeshur edhe përkundër probleme të shumta që kanë, dhe si ata arrijnë të kthejnë diçka të keqe me humor.

Por, mos harroni, nuk duhet të kopjoni, asnjëherë mos kopjoni, harrojeni kopjen, ju thjeshtë mësoni për taktikat që të tjerët përdorin dhe më pas ato transformoni në stilin tuaj.

7.
Bëhuni spontan. Shumica e njerëzve nuk pranojnë të ‘rrezikojnë’ apo të bëjnë diçka që nuk e kanë bërë të tjerët në rrethin e tyre, sepse ata janë të frikësuar se dështojnë apo se nuk duan të duken si ‘budallenj’. Duke pasur një sens pozitiv ndaj gjërave, atëherë ju do të provoni shumë më shumë se sa ju tregojnë kornizat e lagjes tuaj. Provoni gjëra që vështirë se do ti bënit në rrethanat kur do të mendonit me ‘kokën e mëparshme’, jepni vetës mundësi dhe shanse duke i kthyer ato në energji pozitive dhe argëtuese.

Këto gjëra ju ndihmojnë të kuptoni se ndonjëherë është në rregull që të dilni si budalla. Bile atë merreni si mësim të mirë dhe shfrytëzoni si mundësi për të qeshur me veten. Dhe pastaj gëzohu që pate guximin të provosh diçka jashtë zonës tënde të rehatisë. Dhe së fundi, kujtoni gjithmonë që për të studiuar karakterin e një personi, do duhet t’ia njihni buzëqeshjen. /KosovaPress/

Etiketa:

Post a Comment

[blogger][facebook]

Author Name

Contact Form

Name

Email *

Message *

Powered by Blogger.