June 2017

11:39 PM
Shpeshherë i kemi dëgjuar nënat tona duke thënë që kur të hyjmë në ndonjë vend të caktuar, duhet që fillimisht të futemi me këmbë të djathtë për shkak se sjell fat etj. Dhe jo vetëm, kemi dëgjuar që edhe nëse të kruhet dora, do të marrim ose japim para.

Më poshtë do të gjeni një listë me 18 bestytnitë më të njohura në vendin tonë:

Kur te pret rrugen nje mace e zeze – duhet me hedhe nje monedhe.

Po pive uje njekohesisht me dike do te vdesesh ne te njejten kohe me te...

Kur te hyn flutur ne shtepi, eshte shpirt njeriu. Nuk duhet vrare.

Kur ze me goje dike qe ka semundje te rende, duhet te levizesh nga vendi.

Buka
Në qoftë se dikush të gjen duke ngrënë bukë, të do shumë vjehrra. Kur je duke ngrënë bukë e ndërron vend, do të ndërrosh bashkëshorten/in.


Bereqeti
Kur flet duke ngrënë bukë, të largohet bereqeti.


Burri
Po të erdhi burri në shtëpi, dhe nuk i jep gjë të pijë ose të hajë, të ikën shkesi.


Cigarja
Në qoftë se të ndizet cigarja anash, ke rrugë.


Dora
Kur të kruhet dora e majtë, do të marrësh para, kur të kruhet e djathta, do të japësh para.


Dhoma
Po të hysh natën e parë në dhomën e nuses me këmbën e majtë, gjithë jeta bashkëshortore të shkon ters.


Faqja
Kur të kruhet faqja të vjen ndonjë mysafir.


Gota
Kur thyen rastësisht një gotë apo filxhan, një e mirë do të të vijë.


Gjarpri
Në qoftë se gjarpri të pret rrugën, dita do të të shkojë ters.


Keq
Kur je keq, prit një në të mirë.


Këmba
Kur ecën me njërën këmbë mbathur e me tjetrën zbathur, të vdes gruaja.


Kripa
Ai që e ha kripën shumë, do edhe gruan shumë.


Koka
Po qe se i bie fëmijës me lugë në kokë, do të mbetet fëmija i shkurtër.


Lemza
Në qoftë se të zë lemza gjatë bukës, dikush është duke folur për ty.


Macja
Macja e zezë që të pret rrugën ndjell tersllëk.


Nishanet
Aq më shumë nishane të kesh, aq më me fat je.


Thinjat
Dalja e thinjave në moshë të re, sjell fat.



Nese harron diçks/bluze/te mbathura ke shpia e tjetrit - do kthehesh prape aty

Nese negjon qyqe te kendoje qe ne mengjes - do degjosh vdekjen e njeriu te afert

Nese nderon vendin kur ha buke, nderon burrat - martohesh disa here

Kur kapesh tek ndonje vend - do te thote qe ke borxhe ne ate vend..

Kur u zgjidhet kepuca burrave - do te beje rruge te larget, ndofta jashte shtetit

Kur shkon ne nje shtepi dhe i gjen njerezit e asaj shtepie, ose ne cfaredo vendi duke ngrene - thone qe do te doje vjehrra.

Kur sheh ndonje njeri/femije te bukur duhet te kapesh hunden me dore qe te mos e marresh me sysh.

Kur te bie kripa ne tavoline do kesh fat sterr... te bardhe.

Kur le canten perdhe - te iken paraja nga duart.

Kur te ze lemza duke ngrene buke, te pergojojne.

Kur te skuqen veshet po te marrin neper goje ( flasin per ty )

Kurse kur ta ben ndonjehere veshi bizzzz do marresh ndonje lajm

Te vjen prane merimanga - merr lajme , po te jete kafe, lajm i mire, e zeze.. jo i mire

Po u ule mbi fshese do lindesh vetem vajza (behet fjale per ato fshesat e vjetra jo keto me korent

Po nderrove vendin gjate bukes do nderrosh gruan/burrin

Kur te ecen njeri kembadoraz ne shtepi ..prite do te vijne njerez, miq nga larg ose per darke

Kur te vjen mize kali eshte lajm i mire

Kur shef nje kale te bardhe, i silesh tre here rreth se te plotesohen deshirat.

Kur thyhet dicka ne shtepi si psh ( gote, pjate ) ka shku e keqja me te, se dicka tjeter me e madhe ka dashte me ndodhe..

Me hane te re duhet te prehen floket, nqs do me te marr shendet.



Ket artikull e kom postuar veq sa per korreshtje un besoj qe nuk jon te verteta!

10:58 PM
Spiunët e CIA-s tentuan të spiunonin Rusinë e kohës sovjetike duke përdorur mace, të cilave u montoheshin mikrofona dhe kamera nën lëkurën e tyre.

Dokumentet e deklasifikuara nga “The Sun” tregojnë se si CIA l përdorte macet për spiunim.
Ky sekret ishte zbuluar nga dokumentet e Wikileaks të publikuara më 2010.

Në projektin e quajtur ‘Project Acoustic Kitty’, programi 10 milionë dollarësh ishte zhvilluar brenda pesë vitesh gjatë viteve 60-të, shkruan “The Sun”.

Bishti i maces ishte përdorur si antenë dhe teli zgjatej nëpër trupin e maces deri në vesh, ku ishin montuar dy mikrofona, kurse bateria montohej në gjoksin e kafshës.
Por, që në testin e parë, macja”spiune” u shkel nga një makinë në lëvizje duke ngordhur në vend.


Ai është maçoku më i dashur në Dorset. Quhet Dodger dhe udhëton përditë me autobusët e transportit publik. Maçoku i kuq 15-vjeçar ulet pas pasagjerëve dhe bën afërsisht 10 milje udhëtim nga Bridport në Charmouth, në Dorset. Ai është një “pasagjer” i rregullt, saqë disa shoferë marrin me vete në punë ushqim për të.

Madje, ata e dinë edhe se çfarë nuk i pëlqen. Në fund të udhëtimit të tij, ai kthehet në shtëpi tek pronari i tij Fee Jeanes. Z. Jeanes, 44- vjeç, shpreson se Dodger në pamje të parë i pëlqejnë autobusët, pasi “janë të ngrohtë dhe me diell”.

Pronari i kafshës aventuriere rrëfen se kanë ardhur në këtë lagje para 19 muajsh dhe shtëpia është pranë stacionit të urbanit. “Ai është një maçok i vjetër dhe shumë miqësor. Në fillim, Dodger shkonte tek stacioni i urbanit, pasi njerëzit e ushqenin. Më pas ai nisi të hipte në urban, pasi janë si shtëpi të gjelbërta dhe me diell. Javën e kaluar zbulova se ai udhëtonte deri në Charmouth dhe kthehej. Afërsisht bënte 10 milje udhëtim”, rrëfen pronari i Dodger.

Ai ishte informuar nga vajza e tij, dhe z. Jeanes kishte vendosur ta ndiqte. Ai mësoi itinerarin e Dodger, dhe kur maçoku tenoi të hipte në një tjetër urban, ai informoi shoferin. Por u habit nga përgjigja. Shoferi e njihte maçokun Dodger, pasi ishte i përditshëm. Madje, shoferi i blinte dhe ushqim për kafshë maçokut dhe e ulte në sediljen pranë.

10:14 PM

Kujdesi per macet!
Për shumë njerëz, macet janë kafshët ideale për shtëpinë e tyre. Kjo ndoshta për faktin e personalitetit lozonjar që ato kanë, afeksionin që tregojnë apo paraqitjen e tyre.

Pavarësisht se ato janë të këndshme, duan shumë kujdes nga ne për të qenë sa më të shëndetshme, ja disa sugjerime.

1- Nëse ende nuk keni marrë një mace.

Nëse ende nuk keni një mace, por po mendoni të merrni një të tillë, atëherë gjeni racën që i përshtatet më shume ambientit tuaj dhe stilit tuaj të jetesës, për këtë mund të kërkoni në internet.

2- Trajnojeni sa më shpejt macen tuaj.

Që ajo të mos mësohet me zakone të këqija, duke ndotur në shtëpi etj, në mënyrë të menjëhershme duhet ta trajnoni atë. Ka shumë teknika trajnimi të cilat ju ndihmojnë që të mësoni macen tuaj se si të jetë një anëtar shembullor në familjen tuaj.

3- Ushqimi.

Ju duhet ta ushqeni atë me ushqim përkatës për mace ose të pyesni veterinerin për ushqimet që i përshtaten. Nuk duhet t’i jepni maces tuaj asnjëherë çokollatë, pasi i shkakton problem me stomakun. Mund t’i jepni  fruta si: banane, molle, dardhë etj.

4- Çdo vit duhet ta çoni macen tuaj për një “check up” te veterineri, gjithashtu vaksinat duhen bërë në mënyrë të rregullt.

Picture
 Mosha ideale për të  blerë një qen

Mosha ideale e qenit që doni të blini është në përgjithësi nga 2 deri në 3 muajsh. 

Qenushit i është ndërprerë dhënia e gjirit në moshën 6-javëshe, por ka nevojë për nënën e tij edhe për pak kohë. Megjitahtë asgjë nuk mund t’ju ndalojë për ta blerë qenin përpara kësaj moshe.Kur kalon moshën 3 deri në 4 muajsh, qeni ka marrë shumë zakone dhe është më e vështirë për ta mësuar, por nuk është e pamundur.

Kujdes!
Një qen që merret tepër herët nga nëna e tij rrezikon të jetë më agresiv (apo më frikacak) ndaj qenve të tjerë, të zotërve të tij apo personave të tjerë, sepse ai nuk i merr plotësisht nocionet e distancës së sigurisë dhe respektit për tjetrin.

Picture
      MOS MË LINI NË MAKINË!!!

Lënia e qenit apo maces në makinë mund të jetë fatale, qoftë edhe vetëm për 5 minuta dhe kur koha nuk është e nxehtë.

Në një rast fatal, temperatura në makinë ishte vetëm 20 gradë. E zonja e qenit shkoi në shtëpi vetëm për 15 minuta, por u kthye tepër vonë. Hija ku ishte parkuar makina, ishte ç’vendosur dhe dielli e kishte kthyer makinën në një ferr të vërtetë. Kur temperatura është 22 gradë jashtë, në makinë ajo mund të arrijë deri në 47 gradë, nëse makina është në diell. Edhe nëse makina është në hije, në makinë temperatura mund të jetë 11 gradë më e lartë se jashtë.

Kur temperatura trupore e qenit arrin në 41 gradë (temperatura e tij normale është 38 gradë), mund të preket sistemi i tij nervor. Ai mund të ketë gjithashtu probleme në zemër, mëlçi ose disa organe mund të pushojnë së funksionuari, gjë për të cilën mjaftojnë edhe pak minuta.                                                                                                                                                                                                                                Duhet pasur gjithashtu parasysh se edhe brenda në shtëpi temperatura mund të bëhet tepër e lartë për kafshët.

Picture
  Si propozojnë pinguinët?

Pinguinët jo vetëm janë të bukur, por janë edhe shumë romantikë kur vjen puna tek propozimi i të dashurave të tyre. Ka dy mënyra tradicionale shumë të bukura dhe unike që lidhen me propozimin mes pinguinëve..


Gjithashtu ata janë ndër kafshët e rralla që janë monogamë, e zgjedhin partneren e tyre përgjatë gjithë jetës.

Kur pinguini mashkull bie në dashuri me pinguinen femër ai kërkon në të gjithë plazhin për të gjetur guralecin më perfekt të plazhit. Kur më në fund e gjen, ai shkon tek e preferuara e tij dhe e lëshon guralecin përpara këmbëve të saj, nëse ajo e merr atë do të thotë që pranon dashurinë e tij.

Gjatë sezonit të çiftëzimit, pinguinët mblidhen të gjithë së bashku në plazh me guralecët e gjetur. Secili pinguin i prezanton të pëlqyerës së tij guralecin, nëse guraleci pranohet ata janë partner për të gjithë jetën.

Fakte të tjera mbi pinguinët:

- Pinguinët futen në familjen e shpendëve, ata janë zogj që kanë humbur aftësitë në fluturim miliona vjet përpara. 

- Sytë e pinguinëve funksionojnë më mirë në ujë sesa në tokë. 

- Pinguinët kalojnë 75 % të jetës së tyre në det.




Picture
Aksesorët e domosdoshëm për një këlysh
Para se të prisni në shtëpi këlyshin tuaj, sigurohuni se keni marrë gjithçka që nevojitet.

Ju duhet të përgatiteni jo vetëm shpirtërisht për udhëtimin e bukur që do të nisni për ndoshta më shumë se dekada në vijim, ndaj kujdesuni që të mos ju mungojë, me ardhjen e këlyshit në shtëpi:

Ushqim cilësor e i përshtatshëm për moshën e racën e këlyshit. Enë ku të ushqehet e të pijë ujë. Medalioni i identifikimit me të dhënat tuaja. Një qafore, mundësisht nailoni. Një litar sipas dëshirës, por asnjëherë shumë i gjatë, në mënyrë që ta kontrolloni ku shkon. Një krevat për qen, kolibe dhe shtroje të përshtatshme vetëm për të. Krehër dhe furça për t’u kujdesur për qimen. Shampo dhe furçë dhëmbësh (për të cilat vërtet ka nevojë). Prerëse thonjsh. Produkte kundër parazitëve të jashtëm e të brendshëm të qenit.

Picture
Jetë qeni për t’u pasur zili edhe nga njerëzit!


Quhet Chloe Pom dhe është qenushja më me fat në botë! Ka një gardërobë me mbi 300 veshje, bën pedikyr, shijon banjo aromatizuese etj.

Qenushja është 7 vjeçe dhe pronarja e saj Karen Lee-Christian, nga Atlanta ka shpenzuar mijëra paund me fustanet, xhaketat dhe veshjet e tjera të princeshës së saj të bardhë. Qeni ka një banjo speciale. Karen thotë se ajo ka punësuar një stiliste e cila i bën veshjet vetëm për qenin e saj. Përveç këtyre princesha Chloe ka dhomën e saj si të një vajzë adoleshenteje. Karen thotë se e ka si fëmijë dhe prandaj e llaston.

Picture
Këshilla për kujdesjen e qenushit tuaj!

Ajo çka shumë njerëz harrojnë, sipas veterinerëve, është që rritja e një kafshe shtëpiake, të shëndetshme dhe të mirë, kërkon investim në kohë dhe energji.

Më poshtë janë disa pika udhëzuese, se si mund të kujdeseni që qenushi juaj të rritet sa më mirë. Mos harroni, pas çdo udhëzimi, duhet të shtoni dozat e maksimumit të dashurisë për kafshën tuaj, ata jo vetëm që e ndjejnë këtë, por edhe kanë shumë nevojë.

-Çojeni qenushin sa më parë te veterineri, për kontrollet e detyrueshme.

-Trajnoheni bashke më veterinerin, kur qenushi është ende i vogël. Nisini t’i mësoni rregullat, që në muajt e parë, sepse atëherë ai fillon të përvetësojë reflekset e duhura.

-Sigurohuni që qenushi juaj të marrë sasinë e duhur të ushqimit, të pushojë rregullisht dhe të ngopet me gjumë. Krijojini ambientin e përshtatshëm për t’u qetësuar, pasi qenushët e vegjël janë si fëmijët, duan gjumë.

-Trajnoje që të jetë i shoqërueshëm. Në mënyrë që të rrisni një qen të ekuilibruar dhe me sjellje korrekte, për të mos u bërë problem më pas, ju duhet të ndërgjegjësoheni që qentë kanë nevojë të socializohen me praninë e njerëzve.


Biondina dhe shoqja e saj në Kullën e Parisit
Një bionde dhe një brune hidhen nga kulla e Parisit, cila bie e para?
Brunja, sepse biondja ndalet për te pyetur për rrugën.

Pse biondina mëson në ballkon?
Pse biondina kur meson del në ballkon? Që kur ta pyesin njerëzit, t’iu thotë se ka studiuar jashtë.

Pse biondina e fut thikën në frigorifer?
Se ka dëgjuar të thonë se thika është armë e ftoftë!

Duke pritur dentistin, një grua sheh një tjetër duke pritur në radhë.
Gruaja: Zotëri jeni zverdhur, jeni mirë?
Burri: Mirë jam, po kam shumë frikë.
Gruaja: Për herë të parë e keni?
Burri: Jo jo, kam pasur frikë edhe herë të tjera.


Takohen dy miq të vjetër.
– Po, ku je o burrë? Ka vite që s’të kam parë. Si janë fëmijët?
– Mirë janë, faleminderit. Djali i madh e ka kryer ekonomikun, i dyti juridikun, vajza është bërë arsimtare, kurse djali i vogël është hajdut
– E kur keni këtë familje intelektualësh, pse nuk e largoni hajdutin nga shtëpia?
– Po ai na mban gjallë, se këta të tjerët janë pa punë…





Ndjenja për humor mund të jetë pasuria më e madhe e një personi. Kjo aftësi mund t’ju ndihmojë të komunikoni me lehtësi me të tjerët, njëherazi ndihmon në përmirësimin e shëndetit tuaj dhe në relaksimin e mendjes dhe trupit në momente tensionesh. Çfarë është me rëndësi të kuptohet është se ju nuk duhet të jeni argëtues ose humorist për të nxjerrë ndjenjën e humorit nga vetja, krejt çka ju duhet është që të dini t’i shihni gjërat në një mënyrë më të ‘lehtë’ dhe më pozitive.




Psikologë të mbledhur nga klinikat më të njohura të “Qasjeve integruese”, nga AMSTERDAM, BOSTON, HEIDELBERG, LONDON, NEW YORK, OXFORD, PARIS, SAN DIEGO, SAN FRANCISCO, SYDNEY dhe TOKYO, rekomandojnë disa nga mënyrat dhe përfitimet e të pasurit të ndjenjës së humorit dhe disponimit të mirë.



1.
Të përfitosh përmes humorit. Të aktivizosh ndjenjën tënde të humorit është e lehtë, ngase secili prej njerëzve e ka atë në vete, krejt çka u duhet është që gjërat t’i shohin gjithmonë përmes -anës pozitive, edhe atëherë kur situata është tejet negative. Të identifikuarit e gjërave në rrugë pozitive do t’ju bëjë që të reduktoni stresin dhe ankthin, si dhe rritjen e aftësive përballuese dhe vetë-respektit.

Njerëz me ndikim në botë tregojnë nga historitë e tyre të jetës se një nga gjërat që ata i ka bërë të suksesshëm është se asnjëherë nuk kanë pranuar që t’i shohin gjërat në negative, bilës as atëherë kur në një sallë me 100 vetë, kundër i kanë pasur 99. Aftësia e të kthyerit të gjërave në pozitive mbështetet në humorin e mirë, dhe humori është ndjenjë që mbështetet në reduktim të dhimbjes dhe stresit, rritje të kreativitetit, rritje të mirëdashësish dhe marrëdhënie më të lumtur me të tjerët.

2.
Mëso të buzëqeshësh. Nuk ka njeri në këtë planet që mund të duket keq kur buzëqesh me ‘zemër’. E qeshura është një çelës për shumë punë në këtë botë dhe është ndjenja kryesore e humorit të mirë. Fokusohuni në qeshjen tuaj, më shumë çdo ditë, madje edhe duke qeshur me veten. Gëzojuni gjërave të vogla, gjeni humor në situata të përditshme, dhe gjeni humor në fatkeqësitë e jetës. Buzëqeshuni sa më shpesh që të mundeni. Provoni po ashtu t’i bëni të tjerët të qeshin. Bëni qeshjen një prioritet për veten tuaj dhe për të tjerët.

3.
Shikoni dhe mësoni. Nëse ju nuk jeni i sigurt se si të qeshni më shumë dhe si ta gjeni ndjenjën e humorit në vetën tuaj, atëherë shikoni të tjerët që i keni afër se si ia arrijnë të jenë shpesh të qeshur. Mësoni nga mënyra se si ata japin përgjigje për gjëra që ju i shihni shume ‘zi’ dhe pa zgjidhje të mirë. Pra, pyetni veten se si miqtë dhe familjarë tuaj janë aq shpesh të qeshur në botën e njëjtë me tënden dhe kupto si i shohin gjërat që u ndodhin?

Provoni duke shikuar filma me humor të mirë, duke përfshirë edhe filma me Bill Murray, Eddie Murphy, Adam Sandler, Kristen Wiig, Steve Martin ose Chevy Chase. Shikoni filma me komedi klasike, të tilla si “Njihu me Prindërit e mi”, “Frankenshteinët e Rinj”, “Monty Python dhe i Shenjti”, “Blazing Saddles”, “Trading Places”, “Finding Nemo” dhe “Bridesmaids”.

4.
Përqendrohuni më shumë në ‘të gjesh kënaqësi’ se sa ‘të jesh argëtues’. Duke pasur një ndjenjë pozitive që ju rrethon dhe ju mbush me humor të mirë, atëherë pavarësisht asaj që jeta hedh në ju argëtimi nuk do t’ju mungojë. Mos harroni të mbani vetën të fokusuar në ‘të gjesh kënaqësi’.



5.
Mësoni disa barsoleta. Ndarja e humorit me të tjerët është një mënyrë e fortë për të krijuar lidhje. Mësoni disa shaka të shkurtra. Ju gjithashtu mund të gjeni foto me humor, deklarata qesharake nga të njohurit, dhe t’i ndani ato me të tjerët. Shikoni për gjëra që shkojnë me stilin tuaj të humorit dhe jepni sharmë ditëve tuaja.

6.
Rrethoni veten me njerëz pozitivë. Mendoni në lidhje me miqtë tuaj më argëtues dhe pozitiv. Si mund ata të rrëshqasin gjithmonë me humor të mirë në një bisedë me rëndësi? Çfarë lloj stili përdorin ata që e bëjnë një bisedë të rëndë – aq të lehtë?

Kontrolloni për format që të tjerët taktizojnë gjatë bisedave. Fokusohuni në të mësuarit e asaj se si disa njerëz arrijnë të jenë të qeshur edhe përkundër probleme të shumta që kanë, dhe si ata arrijnë të kthejnë diçka të keqe me humor.

Por, mos harroni, nuk duhet të kopjoni, asnjëherë mos kopjoni, harrojeni kopjen, ju thjeshtë mësoni për taktikat që të tjerët përdorin dhe më pas ato transformoni në stilin tuaj.

7.
Bëhuni spontan. Shumica e njerëzve nuk pranojnë të ‘rrezikojnë’ apo të bëjnë diçka që nuk e kanë bërë të tjerët në rrethin e tyre, sepse ata janë të frikësuar se dështojnë apo se nuk duan të duken si ‘budallenj’. Duke pasur një sens pozitiv ndaj gjërave, atëherë ju do të provoni shumë më shumë se sa ju tregojnë kornizat e lagjes tuaj. Provoni gjëra që vështirë se do ti bënit në rrethanat kur do të mendonit me ‘kokën e mëparshme’, jepni vetës mundësi dhe shanse duke i kthyer ato në energji pozitive dhe argëtuese.

Këto gjëra ju ndihmojnë të kuptoni se ndonjëherë është në rregull që të dilni si budalla. Bile atë merreni si mësim të mirë dhe shfrytëzoni si mundësi për të qeshur me veten. Dhe pastaj gëzohu që pate guximin të provosh diçka jashtë zonës tënde të rehatisë. Dhe së fundi, kujtoni gjithmonë që për të studiuar karakterin e një personi, do duhet t’ia njihni buzëqeshjen. /KosovaPress/

Ja klasifikimi i racave më inteligjente, sipas psikologëve dhe personave që merren me rritjen e qenve

Kafshët shtëpiake
Inteligjenca e qenve është e krahasueshme me atë të një fëmije dy apo dy vjeç e gjysmë.  Kjo gjë është thënë nga një psikolog dhe rritës qensh. Por ka akoma më shumë se kaq: jo të gjithë qentë janë inteligjentë në të njëjtën mënyrë, kjo është e mundur të kuptohet në bazë të numrit të fjalëve që një qen është në gjendje të kuptojë. Ata “më pak” inteligjentë arrijnë të kuptojnë 165 fjalë, ndërsa të “talentuarit” 250. Jo vetëm kaq. Qentë e zgjuar, më të aftë, arrijnë të numërojnë nga 4 deri në 5, njohin rregullat bazë të aritmetikës dhe dinë të adaptojnë truke për të “mashtruar” pronarin apo ndonjë kafshë tjetër. Cilët janë këto raca qensh më të talentuar se të tjerët? Ja një renditje dhe klasifikim i qenve më inteligjentë, duke iu referuar racave të ndryshme, nga karakteristikat anatomike dhe deri tek ato të sjelljes.

6 racat më inteligjente

1-I pari i të klasifikuarve më inteligjent është Border Collie, qen i një madhësie të mesme me origjinë nga Britania e Madhe. Kafsha ka një dhunti të madhe: mëson gjithçka shumë shpejt dhe me mjaft lehtësi. Për këtë motiv, është e rëndësishme që, qysh nga muajt e parë të jetës së tij t’i mësoni rregullat e duhura, përndryshe do t’u kanoset rreziku që të gjendeni përballë një kafshe të mësuar me prapësira. Ky qen është shumë i dashur, i urtë dhe ka një besim të madh në aftësitë e tij. Në Francë dhe në Gjermani ai përdoret si qen mbrojtës dhe “polic”. Ndërkaq ai është një udhëzues i mirë për të verbrit.

2-Në vendin e dytë është qeni qimedredhur (Barboncino), nga frëngjishtja Barbet. Ai quhet gjithashtu edhe “qen stani” ose “qen lufte”. Emri i fundit ka mbetur nga Moustache, një qen qimedredhur që e shoqëronte Napoleonin në të gjitha betejat e tij. Sipas ekspertëve, Barboncino përveçse është shumë inteligjent, është edhe simpatik, i ndjeshëm dhe mjaft argëtues.

3-Pastori gjerman, apo qeni bari, është në vendin e tretë. Kafsha të sjell ndërmend të famshmin Rin Tin Tin (serialin televiziv për të rinj me të njëjtin emër). Raca e këtij qeni e ka origjinën në Gjermani në fund të shekullit XIX dhe sipas specialistëve të shumtë, kjo racë vjen nga kryqëzimi i ujqërve të vjetër dhe qenve shtëpiakë. Pastorët gjermanë janë përdorur për të mbledhur kopetë, por edhe si qen antidrogë, për të kërkuar njerëzit e humbur dhe viktimat nga rrëshqitjet e tokës dhe ortekët. Është një qen i ekuilibruar dhe i ëmbël me pronarin dhe familjen me të cilën jeton.

4-Në vendin e katërt të klasifikimit qëndron Golden Retriever apo zagari i artë. Ky është ndër ata qen, që në kohët e fundit po bëhet shumë i popullarizuar. Historia e tij nis në Britaninë e Madhe, në fund të shekullit të 19. Midis cilësive të tij është bindshmëria, ëmbëlsia dhe kthimi së prapthi. Është një lozonjar i lindur dhe ka një prirje natyrore për botën e fëmijëve.

5-Dobermani është në vendin e pestë. Ai njihet zyrtarisht në vitin 1898. Ekzemplari i parë ishte nga Gjermania. I qetë, i kujdesshëm, tolerant dhe shpesh në të njëjtën kohë është cilësuar si një kafshë e egër dhe e rrezikshme. Në të vërtetë, të vetmit Doberman të rrezikshëm janë ata të cilët nuk janë trajnuar ndonjëherë apo që kanë vuajtur përvoja të veçanta.

6-Në fund, ndër qentë më inteligjentë figuron qeni Labrador. Origjinali nga ishulli i Terranovës, dallohej për temperamentin e tij të butë dhe të shoqërueshëm dhe për dëshirën e madhe që ka për ujin. Ai është një shoqërues i mirë në lojërat për fëmijë, por nuk këshillohet si qen rojë.

Territori i Zagarëve është ndoshta vendi më i afërt me parajsën e qenve. E gjendur në pjesën më të bukur të Costa Rica-s, ku dielli shkëlqen tërë vitin dhe temperatura mesatare është 22 gradë celcius, kjo parajsë kanine, është shtëpia e mbi 900 qenve të braktisur dhe endacakë. Emrat e racave të tyre të përziera nisin nga “Dobernauzeri gjerman me bishtin bullafiq” deri tek “Cockeri me cepat e bishtit si flakë”.




Një organizatë vullnetare merr qenë nga i gjithë vendi dhe u jep miqve të tyre më të mirë, njerëzve, mundësinë për të kaluar kohë me ta, dhe për ti adoptuar.



Qentë mund të livadhisin tërë ditën në bar, por edhe në mjediset moderne me shtretër të rehatshëm dhe ushqim të bollshëm. Për t’i mbajtur qentë të hidratuar, organizata ka instaluar burime uji nëpër gjithë hapësirën e parkut.



Sfida e vërtetë është adoptimi i tyre, pasi njerëzit kërkojnë rraca të pastra, ndërkohë që 97% e qenve në Territorin e Zagarëve janë zagarë pra.



Strategjia e ndërmarrë nga organizata është të reklamojë të mirat e racave të përziera dhe u bën thirrje njerëzve: “Nëse dëshroni të zbuloni një rracë të re, ejani në parajsën tonë”.

Thuhet se qeni është miku më besnik i njeriut. Këtë s’do kishte guxim ta diskutonte askush me adhuruesit e qenve, prandaj po e marrim si të vërtetë. 

Dashamirësit e qenve flasin me orë të tëra për bëmat e kafshëve që mbajnë në shtëpi, ndërsa ata që nuk i kanë shumë qejf mendojnë se kush e di sa të vetmuar ndihen njerëzit përderisa kalojnë kaq kohë me ta, madje edhe flenë me ta. 
Preferencat se cilat janë racat më të mira dhe më të bukura e bëjnë adhuruesit e kafshëve, ndërsa roli i profesionistëve është të përcaktojnë se cilët qen janë më të sigurt me fëmijët dhe cilët janë më të rezistueshëm ndaj sëmundjeve. 
Përzgjedhja e kësaj liste është kryer nga një veteriner, duke qenë se përkujdeset me dhjetëra të tillë në ditë dhe qenin e parë e ka blerë në moshën 5-vjeçare. 

Ekspertët thonë se ekzistojnë 109 raca të ndryshme, pa përmendur me qindra racat hibride të tyre. Shumë pak raca ekzistojnë në Shqipëri dhe tregtia e tyre ende nuk ka përmasat që ka në botë, por gjithkush duhet të dijë karakteristikat dhe personalitetin e secilës prej tyre. 
Racat e pastra janë më të cënueshme ndaj sëmundjeve, ndërsa avantazhi i hibridëve është se kanë gjithnjë e më pak probleme me shëndetin. 
Por duhet theksuar fakti se kërkimet thonë se kafshët përgjithësisht vuajnë nga sëmundjet e të zotërve që i rrisin. 

Për shembull nëse dikush në familje vuan nga diabeti, edhe qeni ka gjasa të preket nga e njëjta sëmundje, duke qenë se njerëzit u japin kafshëve ato që hanë vetë dhe po aq shumë sa hanë vetë. 


1. Qentë kufitar të gjahut

Kjo racë e qenve kufitarë është inteligjente dhe e kujdesshme. Koka e rrumbullakët, sytë e shndritshëm, gëzofi i ashpër dhe personaliteti i gjerë në një trup të vogël e bën këtë qen numrin një.

2. Qentë hibridë

Këta qen janë ndërthurje e racave të ndryshme. Hibridët e llojeve të ndryshme të qenve kufitarë janë të shkathët, besnikë dhe miqësorë. Pjesa më e madhe e tyre janë të pastrehë, pasi s’janë qen race.

3. Qentë e artë të gjahut

Kjo racë e qenve të gjahut është interesante. Ata janë krenarë dhe besnikë. Quhen qentë e artë pasi kanë gëzof të verdhë të shndritshëm. Janë kafshët e preferuara për fëmijët e vegjël.

4. Qentë labrador të gjahut


Si raca më popullore në Mbretërinë e Bashkuar, labradorët vështirë se munden si kafshë familjare. Inteligjenca dhe shëndeti i tyre ka bërë që të përdoren si kafshë pune për sportistët, të verbrit etj.

5. Spanjelët kavalierë “King Charles”

Ndoshta raca më inteligjente e të gjithave, këto qen janë zgjedhja numër një për të gjithë ata familjarë që duan një qen për fëmijët e vegjël. Kanë probleme me shëndetin dhe rekomandohet sigurim.

6. Qentë me hundë të shtypur

Paraqitja e tyre me fytyrë të rrudhur, hundë si kopsë dhe trup të vogël i bën kafshët më të preferuara për të rinjtë dhe fëmijët. Ata ngjajnë me bulldogët francezë dhe natyra miqësore i bën të parezistueshëm.

7. Qentë ujqër irlandezë
Janë raca më e gjatë e të gjitha llojeve dhe më jetëshkurtra në krahasim me qentë e shkurtër. Këta qen-ujqër kanë elegancë fisnike dhe janë plot dhembshuri. Nëse doni të përqafoni një ari, këta janë të duhurit. 

8. Gjahtarët skocezë të drerëve

Duken si versioni më i ri i qenve ujqër irlandezë. Këta qen me këmbë të gjata dhe gëzof të ashpër janë të butë dhe të ndjeshëm. Atyre i pëlqen të vrapojnë, prandaj ushtrimet fizike janë të nevojshme.

9. Spanjelët anglezë veshërënë


Qoftë të artë, të zinj apo të çfarëdo ngjyre tjetër, ata kanë veshë të lëshuar që e vënë fytyrën brenda një kornize gëzofi. Janë qen të pashëm që zakonisht kanë natyrën e gatshme të njeriut.

10. Languat
languat janë të butë, të heshtur, qen besnikë që ngjajnë me zagarët gri. Pamja e tyre elegante, me kocka të imëta dhe lëkurë të hollë i bën të kenë një stil plot hir.

11. Qentë skocezë të stanit


Duhet të kujtoni se këta qen janë dizenjuar të mbledhin delet përmes kodrave. Energjia dhe inteligjenca e tyre do të thotë se kanë nevojë për shumë sfida dhe stimuj. Nëse mundeni të merreni me ta, qentë e stanit janë më besnikët.

12. Dachshunds

Këta qen janë në proporcione dhe stile të ndryshme. Mund të zgjidhni ata me qime të gjatë, qentë qimeshkurtër ose me gëzof të ashpër, qentë në miniaturë apo ata me masë standarde. Sido që të jenë, personaliteti nuk u mungon.

13. Spanjelët anglezë kërcyes

Tipiku i kësaj race është një spanjel anglez plot me gjallëri, nga ata që kërcejnë nga bregu i lumit në ujë, me veshët dhe bishtin që i fluturon. I pëlqejnë aktivitetet fizike dhe janë qen miqësorë.

14. Zagarët
Edhe pse kjo racë është rritur për të qenë atletë, kafshë garash, ata kanë personalitete të buta dhe të ndjeshme. Shumë zagarë të dalë në pension shërbejnë si kafshë familjare.

15. Pastorët gjermanë

Të përdorur si kafshë roje për punët e policisë, ata shërbejnë edhe si kafshë të dashura e besnike. Që të mos rrezikoni, blini një nga një rritës profesionist dhe sigurohuni që këlyshi ta pëlqejë shoqërinë e njerëzve.

16. Qentë kufitarë me qime të butë ngjyrë gruri
Një racë irlandeze që e ka origjinën si qen fshati. Qentë me gëzof ngjyrë gruri janë më të butë se pjesa më e madhe e qenve kufitarë. Ata janë shoqërues besnikë dhe inteligjentë.

17. Njufaundlendët
Ashtu si shumë raca gjigande, njufaundlendët kanë natyrën më të butë e gjakftohtë që ekziston. E mira është se nuk jargaviten aq shumë sa San Bernardët. Lordi Bajron shkroi poezinë “Epitaf për një qen” për nder të qenit të tij.

18. Qentë hibridë të pastër
Pavarësisht nëse zgjidhni hibridët labradorë, hibride të racave të ndryshme të qenve me hundë të shtypur apo çfarëdo varianti tjetër, kjo kafshë ka parashikueshmërinë e një qeni race të kombinuar me shëndetin e një hibridi.

19. Bichon Frise
Me kaçurrela të vogla të bardha që rriten në gëzofin me stil afrikan, kjo lloj race ka nevojë për shumë shoqëri. Mund të kenë karakter të pacipë me personalitet të madh, që demaskon trupin e tyre të vogël.

20. Maltezët


Janë qenë për shëtitje, më të vegjël se macet me gëzof të bardhë mëndafshi që kërkojnë përkujdesje të vazhdueshme. Mund të jenë më të mrekullueshmit ndër qentë e shfaqjeve, si dhe të këndshëm dhe plot dhembshuri.

Author Name

Contact Form

Name

Email *

Message *

Powered by Blogger.